Durrësi numëron 15 raste të reja me COVID-19 brenda një dite

Gazetari i Ora News, Mark Brunga informon se në Durrës janë konfirmuar15 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Deri ditën e djeshme sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë rezultonin 256 raste aktive, ndërsa 20 kanë humbur jetën.

Ndërkohë dje u shënua një një rënie e rasteve të reja më koronavirus , ndërsa numri i testeve për të dyshuar me koronavirus ka mbetur në të njëjtat shifra.  Fatkeqësisht në 24 orë humbën jetën 3 qytetarë të moshave mbi 56 vjeç. Ndërkohë në dy spitalet Covid po trajtohen 115 pacientë. 

https://www.youtube.com/watch?v=soNnFvamCUE&feature=emb_title