Të dënuar për vrasje e plagosje, ekstradohen nga Londra dy shtetas shqiptarë
Dyshqiptarë të cilët ndodheshin në kërkim ndërkombëtar janë ekstratuar këtë tështunë nga Londra drejt Tiranës. Ata janë të dënuar për vrasje dhe plagosje përtë cilët gjykata i ka dënuar me burg, dhe për disa vite iu fshehën drejtësisënë mbretërinë e bashkuar.
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar,njëri nga Fieri dhe tjetri nga Tirana, janë ekstraduar këtë të shtunë ngambretëria e bashkuar drejt vendit tonë. Bëhet fjalë për Hektor Mahmutaj, ngaFieri 45-vjeç dhe Ronaldo Kolndreu nga kryeqyteti, 21-vjeç.
Hektor Mahmutaj, një ndër më të kërkuarit në Anglii njohur si vrasësi që përdorte 13 identitete të ndryshme ndodhej në kërkimpasi akuzohet se në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri Gentjan Jahajn, pranërrugës automobilistike të fshatit Bejar të Mallakastrës.
Ai më pas u dënua u dënua nga gjykata me 25 vjetburgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer nëbashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Mahmutaj është ndaluar në Britani në tetor tëvitit 2018, ndaj gjykata vendosi për ekstradimin e tij, por ai u la i lirë mekusht kundrejt garancisë prej 10 mijë paund.
Që prej marsit të vitit të shkuar autoritetetkishin humbur gjurmët e tij, deri në arrestimin e ditëve të fundit me qëllimdepërtimin drejt Shqipërisë.
45-vjeçari është një personazh i njohur përpolicinë britanike pasi për shumë kohë ka qenë shqiptari më i kërkuar në Angli.
Arrestimi i tij i parë është bërë në vitin 2006por ekstradimet janë refuzuar disa herë autoriteteve shqiptare me pretendiminse këtu i shkelen të drejtat e njeriut. Mahmutaj kishte mbërritur në Angli menjëherëpas vrasjes, duke u fshehur në një kamion, ndërsa pas arrestimit të parë ai ushpreh se u largua pasi kishte frikë se do hakmerren, por nuk ishte ai autori ivrasjes.
Bashkë me të është ekstraduar edhe RonaldoKolndreu, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2018, në ambientet efabrikës së këpucëve, ai plagosi me thikë një punëtor.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e dënoi me 15vjet burgim 21-vjeçarin, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, embetur në tentativë.
Kapja e të dy të kërkuarve u bë në sajë të bashkëpunimit të InterpolTirana me Interpol Mançester në Mbretëri të Bashkuar, ku u bë i mundurarrestimi i tyre në Londër dhe ekstradimi drejt vendit tonë.