Projekti Milot-Balldren, aktivistët në protestë: Qytetarët do paguajnë 20 euro vajtje-ardhje
Një grup aktivistësh kanë dalë sot në një protestë në zonëne Milotit, për shkak të projektit për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren qësipas tyre është korruptiv.
Një prej aktivistëve Aulon Kalaja u shpreh se për të kaluarrrugën, të gjithë qytetarëve do t’iu duhet që të paguajnë nga 20 euro përvajtje ardhje, ndërsa shtoi se kjo rrugë do t’i jepet një kompanie greke, ecila është përcaktuar nga ana e qeverisë.
“Jemi këtu sot për tiutreguar shqiptarëve se pas një muaji do të shfaqet dhe kompanie fituese qëështë e paracaktuar, një firmë greke që është Terna. Për të kaluar këtë rrugëju duhet të paguani në total 20 euro çdo konsumatori të rrugës, nuk është evërtetë ajo që thotë zonja ministre që do të jetë 10 mijë lekë.
Shqiptarëve do tiuvaret laku për 35 vitet e ardhshme, nëse kompania nuk ka trafikun e llogariturnë kontratë, do të jetë qeveria shqiptare ajo që do të paguajë pjesën tjetër.Unë mendoj se shqiptarët nuk kanë nevojë për rrugë me toll, pasi shqiptarëtjanë të varfër”, tha Kalaja në fjalën e tij.
Kalaja tha se qeveria shqiptare nuk ka përfituar fonde ngaBERZh për këtë rrugë, për shkak se kërkon që ti shmanget trasnparencës.
Nga ana tjetër aktivisti tha se rruga Milot Balldren, pritet që të ketë të njëjtën kosto me rrugën e Kombit e cila ka shumë herë më shumë tunele, dhe vështirësi në terren, pikërisht për të rritur abuzimet.