Sherr për një vend parkimi në një kompleks Tiranë, 26-vjeçar qëllon me armë në ajër
Një26-vjeçar është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi ka shtënë me armëzjarri në një kompleks në Tiranë, pas një sherri me disa të rinj. Konflikti mestë rinjve ka nisur pas debateve për parkimin e automjetit, ku situata kaagravuar deri në përdorimin e armës. Krahas tij policia ka shpallur në kërkimdhe shokun e tij.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 26-vjeçarinArnaldo Çiçaj, i cili akuzohet se ka shtënë me armë zjarri në ambientet ekompleksit “Equos” në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e të premtes (31korrik) në fshatin Qehaj, pranë zonës së Mulletit ndërsa të shtënat me armë janëregjistruar pas një sherri mes disa të rinjve.
Burime nga policia bëjnë me dije se gjithçka kanisur pas një debati për parkimin e një automjeti në ambientet e kompleksit tëpishinave “Equos” në Mullet.
Fillimisht të rinjtë kanë debatuar me fjalë ndërsamë pas sherri ka agravuar deri në përplasje fizike, ku të rinjtë më pas kanëpërdorur dhe armët e zjarrit, duke shtënë në ajër.
Sipas policisë dy të rinjtë janë larguar menjëherënga parkingu i kompleksit për tu identifikuar një ditë më vonë.
Për identifikimin e tyre janë marrë dëshmitë epersonave të tjerë të përfshirë në konflikt, dhe pamjet e kamerave të sigurisëtë vendosura në parkingun e kompleksit.
Sipas policisë krahas arrestimit të 26-vjeçaritÇiçaj është shpallur në kërkim dhe shoku i tij, identiteti i të cilit nuk bëheti ditur për arsye hetimore.
Blutë gjithashtu shprehen se vijon puna nga ana egrupit hetimor për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa dosja do tikalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime tëmëtejshme procedurale.