Sarandë, flakët përfshijnë kodrën, përhapen drejt portit të mallrave

Një vatër zjarri e përmasave të mëdha ishte aktive prej gati 3 oresh në Limion, Sarandë mbrëmjen e sotme (31 korrik).

Zjarri, shkaqet e të cilit ende nuk dihen fillimisht përfshiu një kodër dhe më pas devijoi drejt portit të mallrave.

Zjarrëfikëset punuan fillimisht për izolimin e flakëve të cilat favorizoheshin nga era, në mënyrë që të mos kërcënojnë Marinën. 

Sipas burimeve jo zyrtare zona e Limionit është dhënë me koncesion pak kohë më parë, për tu ndërtuar aty një qytezë turistike.

Ndërkohë burime nga shërbimi zjarrfikës njoftojnë se njëtjetër zjarr mes banesash në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës po mundohet tëvendoset nën kontrroll.

Pakujdesia dhe temperaturat e larta kanë bërë që në ditët e fundit zjarret në Sarandë të shtohen ndjeshëm.

U urdhërua dhe largimi i varkave të peshkimit nga Gjiri i Limionit dhe banorët u njoftuan të jetë në gatishmëri, pasi flakët e zjarrit mund të rrezikonin edhe banesat.

Gjithashtu u rrezikua edhe baza detare dhe ndërtesat e repartit ushtarak në Limion. Flaket arritën të shuheshin pas 3 orësh.