Fitoi betejën me Covidin, mjekja: Nëse keni temperaturë, izolohuni. Virusi është një monstër, merret dhe me maskë

Mjekja AlmaCili dhe bashkëshorti i saj janë nga ata pacientë fatlumë që e kanë fituarbetejën me koronavirusin.

Për Rtv Ora ajo tregoi përvojëne saj, duke ju referuar virusit si monstër.

Cili: Nuk e kam kaluarlehtë, bashkëshorti e ka kaluar më rëndë. Ai ka rënë 10 kg, unë 6 në 10-14 ditë.Është një virus monstër që jep një grup sëmundjesh bashkëshoqëruese. Por asnjëmoment nuk preferova ta largoj nga kujdesi im.

Shqipëria, thotë ajo, nuk futet te vendet me vdekshmëri tëlartë nga Covidi, por shqetësuese për të është neglizhenca e njerëzve.

Cili: Vdekshmëria është3.2%. Nuk është shumë por mund të jetë më pak se kaq. Ajo që do rekomandoja, ështëse shikoj njerëz që kanë disa ditë me temperaturë dhe shëtisin ende. Nëse jukeni tempraturë karantinohuni ju lutem se propabilisht është Covid. Mos prisnitamponin. Aq më tepër nëse keni pasur një familjar me Covid. Nuk ka grip në këtokohë, mund të ketë viroza banale. Izolohuni në shtëpi. Nuk e kuptoj pse dalin këtanjerëz. Dorezat nuk i kuptoj fare, është e tmerrshme kontaminimi që po i bëhetglobit nga maskat dhe dorezat gjithandej. Këta njerëz mund të izolohen dhe mosprisni tamponin. Patjetër nëse jeni një individ në një familje për herë të parë,por nëse ka 6 anëtarë të tjerë me temperaturë. Kushton 150 euro tamponi. Aty kumund të kursejmë duhet të kursejmë.

Mesazhin për kujdes të shtuar e përcjell edhe epidemiologuTaulant Muka.

Muka: Çdo person që ka rënënë kontakt me të sëmurë me Covid apo ka simptoma duhet të izolohet.

Duke treguar përvojën e vet, mjekja thotë se virusi merretedhe me maskë.

Cili: Virusi ekziston dheështë një monstër. Unë kam pas kontakt me mamanë e një pacienteje që më pas utestua pozitive. Jo vetëm ekziston por merret edhe kur jeni me maskë dhe maskë FFP3.Virusi ëahtë në ajër, gjithandej. Nuk është vetëm spërkël. Ju siguroj që unë ekam marrë me maskë.

Muka: Vendet skandinave nuk e kanë rekomanduar ende. Holanda vetëm në transportin publik. Nëse besojmë në një efekt të maskës shteti duhet të krijonte strategji që ti siguronte popullatës maskë në sasi të mëdha. Maska është një ndër masat e tjera që duhet ndërmarrë. Nuk pritet një efekt sikundër u trumbetua, 70% reduktim i infeksionit.

(Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana)