Vrasjet e fundit, FNSh kontrolle në Elbasan, Peqin dhe Cërrik, disa të shoqëruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2020, 21:01
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “zbritur” në Elbasan,Peqin dhe Cërrik për kontroll.
Burime për Ora News bëjnë me dije se ky operacion lidhet me vrasjet e fundit në këtë qytet.
Gjithashtu oficerët e FNSh kanë shoqëruar disa persona të dyshuar si të përfshirë në këto ngjarje për të bërë verifikime të mëtejshme në Drejtorinë e Policisë Elbasan.