Paloka-Spiropalit: Sulm i turpshëm ndaj Gahler, kur Rama të sjell tekstin kërko një foto të saktë
Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka ika kthyer përgjigje ministres Elisa Spiropali në lidhje me deklarata e zëdhënësittë PPE, Michael Gahler.
Paloka shkruan në Facebook se njësulm ndaj Gahler-it është një turp për qeverinë.
Paloka i shkruan Spiropalit se kur Rama t’i sjellë tekstin e sulmit për një mik të Shqipërisë, duhet të kërkojë një foto të saktë.
Paloka: Sulmi i qeverisë ndaj zëdhënësit të PartisëPopullore Evropiane, Michael Gahler, është një turp për Edi Ramën. MichaelGahler është një mik shumë i mirë i Shqipërisë. Është një nga shumë miqtë ePPE-së në Parlamentin Evropian, i cili ka ndihmuar Shqipërinë në rrugën eintegrimit, sa herë ka pasur nevojë.
Këtë rrugë Edi Rama po e bën shumë të vështirë, e ka bllokuar prej gati 7vjetësh, vetëm për interesin personal. Është e pandershme që qeveria tatrajtojë mikun gjerman si armik, vetëm pse MichaelGahler tha të vërtetën: Me ndryshimet e njëanshme kushtetuese marrëveshjae arritur me opozitën u zhbë, partnerët nga BE dhe vendet anëtare nuk udëgjuan, rregullat e lojës për zgjedhje u ndryshuan në mënyrë të njëanshme.
Fyes për shqiptarët është të mashtrosh partnerët, është t’u premtoshmarrëveshje dhe pastaj ta grisësh atë. Tradhti ndaj interesave të shqiptarëveështë të shpërfillësh paralajmërimet e Bashkimit Evropian dhe të izoloshvendin. Fyes dhe kriminal është përdorimi i disa deputetëve pa mandat si fasadëpër llogaritë e Ramës kundër interesit të shqiptarëve. Dhe një sqarim të funditvetëm për “nafijen e partisë”, Elisa Spiropalin. Kur Edi Rama të të sjellë gatitekstin e sulmit për ndonjë mik tjetër të Shqipërisë, kërkoji foton e saktë. Kyqë të kanë dhënë, nuk është Michael Gahler.