Vetëvendosje në Shqipëri: Votimi i ndryshimeve Kushtetuese, Rama kontroll të plotë mbi Kuvendin
Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri denonconvotimin e Kuvendit për ndryshimet kushtetuese.
VV shqipëri shkruan se votimi i 30 korrikut vërtetoise Rama është nën kontroll të plotë të Kuvendit.
“Me votimin e“ndryshimeve kushtetuese” në datën 30 korrik 2020, Edi Rama vërtetoi edhe njëherë se ka vënë nën kontroll të plotë institucionin që do të duhej të ishtemishërim i demokracisë dhe sovranitetit popullor, Kuvendin e Shqipërisë.Deputetët e shumicës i binden pa ia kthyer fjalën, e shumë prej atyre tëpakicës, një surrogatë e opozitës, po përdoren prej Ramës që të shtrojë rrugëndrejt kapjes së fortë dhe afatgjatë të pushtetit, sipas shembujve të Gjukanoviçit,Thaçit e Vuçiçit. Ngjashmëria e disa metodave dhe synimeve të politikës sëbrendshme të Ramës me ato të Vuçiçit ka prodhuar në Shqipëri, sikurse në Serbi,një qeverisje pa opozitë. Tri dekada në Shqipëri nuk mjaftuan që pluralizmiprogramor e politik të shndërrohej në vlerë të mirëfilltë, por po rrëshkitetdrejt autokracisë së konsoliduar.”
VV Shqipëri shkruan se kështu se si po bëhen listat ehapura, do të jenë një mjet më shumë për të mashtruar votuesin.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri ka mospajtime ekritika përmbajtësore e formale ndaj “ndryshimeve kushtetuese”. Listat ehapura, pjesërisht apo jo, nuk do të kenë asnjë efekt pozitiv nëse paraprakishtnuk shndërrohet e gjithë Shqipëria në një zonë, me një prag të arsyeshëm.Kështu siç po bëhen, listat e hapura do të jenë një mjet më shumë për tëmashtruar votuesin. Hapja e listave po paraqitet si kërkesë popullore dhe sihap drejt demokratizimit, por kështu siç qëndrojnë punët me partitë e mëdha nëShqipëri, e siç po bëhen këto ndryshime, listat e hapura nuk do të kenë asnjëefekt demokratizues, as brenda partive e as jashtë tyre. Brenda partive listate hapura do të prodhojnë realitetin ku strukturat partiake do të vihen nëfunksion të dirigjimit të votës te persona të paracaktuar. Do të nisë fushata ebrendshme, gara për vota brenda listës, e cila do të fitohet në masë të madheprej personave që mbështeten prej grupeve të fuqishme mediatike e biznesore,apo prej personave me shumë ndikim në parti. Për pasojë, fenomenit të blerjessë votave jashtë partisë, tashmë do t’i shtohet edhe fenomeni i blerjes sëvotave brenda partisë. Servilizmi i kandidatëve ndaj personave me ndikimeekonomike e mediatike, e sidomos ndaj kryetarit të partisë do të jetë edhe më imadh. Parlamenti edhe më shumë mund të mbushet me milionerë, kryesishtinjorantë të politikës, dhe do të forcohet edhe më shumë figura e kryetarit tëpartisë. Këto nuk janë parashikime në tym, por efekte të studiuara të hapjes sëlistave në shumë vende.”
Për VV Shqipëri, ruajtja e sistemit proporcionalrajonal, sipas qarqeve, është e dëmshme në një vend të vogël si Shqipëria.
“Shembulli iKosovës dëshmon se listat e hapura për mbi një dekadë nuk kanë prodhuardemokratizim të partive, rritje të cilësisë së përfaqësimit në Kuvend dhe aszvogëlim të rolit të kryetarit, përkundrazi. I vetmi përjashtim është LëvizjaVETËVENDOSJE!, e ajo jo për shkak të listave të hapura, por për shkak se kishteprogramin, idealet, organizimin dhe udhëheqës që punuan, pasi Lëvizja hyri nëKuvendin e Kosovës, për të hartuar e miratuar një statut me mekanizmademokratikë të brendshëm, të cilët po zhvillohen me gjithë sfidat e shumta dhesulmet ndaj Lëvizjes. Jashtë partive, “ndryshimet kushtetuese” kështu siç ubënë, do të prodhojnë vështirësi edhe më të mëdha për subjektet e reja. Ruajtjae sistemit proporcional rajonal, sipas qarqeve, është e dëmshme në një vend tëvogël si Shqipëria, dhe imponimi i pragut të dyfishtë, rajonal e kombëtar, idyfishon pengesat për grupe shoqërore që kanë nevojë për përfaqësim jashtëpartive të vjetra. Përveç kësaj, këto ndryshime nuk e prekën formulën “D’Hondt”për alokimin e mandateve, formulë e cila me këtë sistem favorizon partitë evjetra kundër subjekteve të reja dhe favorizon partinë e parë duke diskriminuargjithë votuesit e partive të tjera. Atyre që e mbrojnë këtë formulë meargumentin se ajo “prodhon stabilitet”, u themi se qytetarët janë ngopur me“stabilitete” të tilla që prodhojnë despotë. Stabiliteti i sundimit mbipadrejtësi e varfëri nuk i duhet vendit. Stabiliteti që sjell zhvillim,drejtësi e demokraci, është ai për të cilin kemi nevojë si popull. LëvizjaVETËVENDOSJE! në Shqipëri e denoncon lojën e pafytyrë që po bëhet meKushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, e cila synon ta blindojë në një pushtetautokratik Edi Ramën për të pamundësuar ndryshimin. Megjithatë, dija dhepërvoja na tregojnë se zullumi këputet kur trashet. Sa më të vështirë ta bëjnëndryshimin, aq më të domosdoshme do të na e bëjnë punën organizative dhe vetëdijesiminkrah për krah me qytetarët.”