"Thuaji dhe Astritit të bëhet gati të dalë këtej", SPAK tregon si u mbushën kutitë në Shijak në 2017
Dosja e prokurrorisë për manipulimin e zgjedhjeve në Shijak përmban një tjetër episod që lidhet me mbushjen e kutive të votimit. Në përgjimin e datës 24 qershor 2017, Altin Avdyli është regjistruar duke folur për mbushjen e kutive me një qytetar që rezulton se ka votuar në mënyrë të parregullt në emër të personave që ndodheshin jashtë Shqipërisë.
Prokuroria ka zbardhur detaje të tjera nga dosja 339 tëlidhur me manipulimin e votave në disazona të Shijakut gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.
Në materialin dorëzuar gjykatës për 20 komisionerët ndaj tëcilëve u caktua masa e sigurisë "arrest me burg", "arrest shtëpie"dhe "detyrim paraqitje" përshkruhet një tjetër episod lidhur membushjen e kutive me fletë votimi në emër të personave që ndodheshin jashtështetit.
Në faqen 37 të dosjes thuhet se në datën 24 qershor 2017, nëorën 18:47, Altin Avdyli, ka biseduar me Armelin Zezën ku flasin për mbylljen ekutive të votimeve dhe futjen në to të disa fletëve.
Altin Avdylaj pyet gjatë bisedës sesi janë punët në Rubjekndërkohë që shtetasi Armelin Zeza përgjigjet se i mbyllën kutitë e votimit dhese fletët i futën në fund të votimit.
Në një episod tjetër të përgjuar në orën 20:06 minuta po atëditë, në 24 qershor 2017, shtetasi Armelin Zeza informon Altin Avdylin përpraninë e njerëzve të LSI-së në zonë dhe siç duket i kërkon përforcime pasi ështëpërgjuar teksa shprehet: "Thuaji dhe Astritit të bëhet gati të dalë këtej".
Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur mehetimet për manipulimin e zgjedhjeve thuhet se personi që bisedon me AltinAvdylaj në dy episode, shtetasi Armelin Zeza ka votuar në emër të personave tëtjerë duke konsumuar veprën penale "votimi më shumë se njëherë ose pa uidentifikuar".