PS refuzon hapjen e listave 100 %, opozita: Po shkatërroni marrëveshjet e 5 qershorit dhe 14 janarit
PS refuzon propozimin e Opozitës i cili mundëson hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera në formulën e koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve.
Gazetari i 'Ora News' Everest Dedaj, informon se përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri mësohet të ketë kërkuar mbylljen e mbledhjes disa herë, duke i qëndruar ndryshimeve të njëanshme të hartuara dhe paraqitura nga PS.
Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar Bylykbashi dheVasili kanë vënë theksin tek nevoja për të gjetur konsensus dhe se propozimi iOpozitës jep zgjidhje konkrete për hapjen 100 % të listave dhe duhet tëshqyrtohet nga Këshilli.
Opozita ka paralajmëruar se me ecjen në mënyrë tënjëanshme për ndryshimin e Kushtetutës, PS po shkatërron marrëveshjen e 5Qershorit dhe 14 Janarit, duke hedhur në erë konsensusin e arritur, që ështëkyc për hapjen e negociatave.