Arrestimi për komisionerët, Manjani: Si do të shkosh te peshqit e mëdhenj kur nuk e di a ka vdekur peshku i vogël?
Në njëintervistë për RTV Ora, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke folur për kërkesëne arrestimit të dy ish-komisionerëve të vdekur tha se kjo ka të bëjë mesistemin bolshevik të drejtësisë.
Për Manjanin,sistemi i drejtësisë penale është i gabuar se lejon abuzime mbi qytetarët.
Ylli Manjani: Kjo është pasoja e një drejtësie në sistem dhe nuk u rregullua përvite. Kemi një sistem drejtësia bolshevik që prodhon këto pasoja. Ligji iarrestime që është në drejtësinë panale është bolshevik. U bie në qafëviktimave me pa të drejtë. Nuk kam problem me prokurorët, ata mund të jenë tëaftë, por sistemi i drejtësisë penale është i gabuar se lejon abuzime mbiqytetarët. Çfarë hetimesh janë bërë për këtë çështje, kur ti nuk e di a kavdekur personi? Si do të shkosh te peshqit e mëdhenj kur nuk e di a ka vdekurpeshku i vogël?
Manjanitha se nuk janë bërë, por ndodhemi përpara një hakmarrje të shtetit.
Ylli Manjani: Cfarë kuptimi ka të bëhen hetimet? Së paku te bëheshin hetime sa bërigazetari i BILD. Nëse njerëzve nuk u jepet garanci, por paketohen në dhomat eparaburgimit, nuk është drejtësi, por hakmarrje e shtetit. SPAK-u ka ndjekur njëçështje rutinë, por çështja është sistemi sepse ligji është i gabuar, që i cilësojnënjerëzit letra. Ky është problemi.
Ai shtoise kjo nuk është një çështje tip e SPAK-ut, duke thënë se një e tillë do tëishte ajo e shembjes së Teatrit Kombëtar.
Ylli Manjani: Për mua çështja tip e SPAK-ut është çështja e Teatrit Kombëtar pasi kanjë sërë abuzimesh. Akoma nuk ka një vendim zyrtar që kush e shembi atë godinë.Kush e parë inventarin e drejtorisë së Teatrit? Këto gjëra priten, që janësubjekte të nivelit të lartë. Unë mendoj se kjo është e pritshme që t’i jepejnjë besim sistemit të drejtësisë. nuk mund të pritet që të ikë kjo qeveri për tëikur.