Tirana-Bylis, ndeshje për statistika në Air Albania

Ka filluar në orën 19:00, në “Air Albania” sfida mes Tiranës dhe Bylisit.
Një përballje që vlen për statistika, pasi të dy skuadrat kanë arritur objektivat e tyre sezonale, bardheblutë titullin kampion, ndërkohë që ballshiotët mbijetesën.
Një ditë speciale për bardheblutë, të cilët do të ngrenë sot titullin kampion pas plot 11 vitesh pritje, me stadiumin e boshatisur për shkak të pandemisë Covid-19.
Foto: LSA