Lëvizje në Ministrinë e Brendshme e të Infrastrukturës, shkarkohen Rovena Hoda dhe Dorina Çinari
Pas dorëheqjes së zëvendës Ministres së Drejtësisë Fjoralba Caka, vjen largimi i dy zëvendësministrave të tjera.
Zëvëndës Ministrja e Brendshme Rovena Hoda, është larguar nga detyra, me vendim të Këshillit të Ministrave.
Largimi i saj është bërë në funksion të organizmit dhe funksionimin e Këshillit të Minstrave, me propozimin e kryeministrit Rama.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, vendosi:
”Znj. Rovena Voda, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në VKM.
Ndërkohë, është shkarkuar edhe zëvendës Minsitrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Dorina Çinari, me po të njëjtin motivacion.
