Ndryshimet kushtetuese, Manjani: Pres që Rama ta çojë deri në fund marrëzinë, kryeministër anti-perëndim
Në njëintervistë për RTV Ora, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se pret qëRama ta cojë deri në fund nismën e tij për ndryshime kushtetuese.
Manjaniu shpreh se Rama është një kryeministër anti-perëndim dhe që për sa kohë do tëjetë në krye të qeverisë, Shqipëria ta harrojë perspektivën evropiane.
Ylli Manjani: Unë pres që Rama ta çojë deri në fund këtë marrëzi. Rama është hapur kundërgjithë botës, jo vetëm opozitës, se kjo është normale. Unë dua që ta çojë derinë fund kjo, sepse ka dalë hapur si politikane anti-perëndim. Ky mund të ketëshumë miq në perëndim, por populli nuk ia ka parë hajrin.
Përderisa shtyhen negociatatpadiskutim që ky kryeministër i ka kryer orët e veta. Sa kohë që ai të jetë nëkrye të shtetit, perspektivën evropiane ta harrojmë. Nuk do të na e bëjmëambasadat dhe as të huajt, as NATO me ushtarë, na takon ne që të marrin fatettona.
PërManjanin nuk ka pritshmëri që Yuri Kim apo ndërkombëtarët e tjerë janë zgjidhjapër Shqipërinë.
Ylli Manjani: Nuk kam asnjë pritshmëri reale që Yuri Kim dhe të tjerë të jenëzgjidhja e Shqipërisë, sepse nuk kanë gjë në dorë për të ndryshuar perspektivënpolitike që e kanë në dorë shqiptarët. Ne i kemi dëgjuar dhe e kemi kënaqur. Nekemi nevojë për të ridimensionim të ri me ndërkombëtarët. Unë jam dakord me profesorArtan Fuga për rithemelimin e Republikës.