Dëshmia nga Shijaku: Djali gjeti të gjakosur në tokën me misër babain dhe xhaxhanë

Dëshmia nga Shijaku: Djali  gjeti të gjakosur në tokën me

Tatjana Skufi, e afërme e vellezërve  Fiqiri e Fadil Çalliku tregon se ata kishin shkuar te toka për të kontrolluar misrin pasi ditë më parën u kishin vjedhur.

Por pasi ata ishin vonuar, djali i 65 vjeçarit Fiqiri Çalliku kishte shkuar për të kontrolluar ku kishte gjetur të plagosur me thikë babain dhe xhaxhain.

Ajo mohon që ata të kenë konflikte, duke treguar se janë një familje punëtore dhe e nderuar në Shijak.

"Viktimat vajtën të ruanin misrin se u kishin vjedhur para disa ditësh. U vonua babai dhe djali i gjeti të plagosur të dy dhe i futi në makinë. Janë njerëz të ndershëm, asnjë konflikt nuk kanë, punojnë si qen ditë dhe natë, familja më e mirë në Shijak, Çalliktë e Shijakut".

Pas transportimit në spital 65-vjeçari Fiqiri Çalliku ndërroi jetë, ndërsa Fadil Çalliku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Lexo edhe: Vëllezërit në Shijak plagosen me thikë pas konfliktit, njëri ndërron jetë në spital

Vendi Lajme Kronike vrasje ne durres vellezerit calliku

EMISIONET