Shalsi: Nuk kemi luksin për ta futur vendin në një karantinë sërish, do kishte pasoja shumë të rënda
Nënjë intervistë për Ora News, ministri i Shtetit për Mbrojtjen e sipërmarrjesEduard Shalsi tha se edhe vendi ynë po vuan pasojat krizës së pandemisë.
Shalsiu shpreh se Shqipëria nuk e ka luksin që të kthehet sërish në karantinë, pasido të kishte pasoja shumë të rënda.
Shalsi: Tëgjithë vendet, edhe më të zhvilluara se Shqipëria po vuajnë pasojat e kësaj krize.Jo të gjithë sektorët janë prekur njëlloj, por e gjithë ekonomia po lëngon. Ne gjatëpandemisë kemi qenë në kontakt me bizneset. Kemi ndërmarrë bashkë me to paketafinanciare, që besojmë se u kanë dhënë oksigjen këtyre biznese.
Turizmi është i prekur duke dikur se çfarëtë ardhura sjell ky sektor. Duke ndjekur se çfarë ndodh në rajon në lidhje me periudhëndelikate të përhapjes së Covid-19, ne nuk jemi në momente sikurse janë zona nëEvropë që janë kthyer në karantinë. Ka një thirrje edhe për politikën sepse kapasur edhe akuza për qeverinë sikur po përhapte panik.
Nuk besoj se kemi luksin për ta futurvendin në një karantinë sërish. Unë nuk do ta uroja diçka të tillë. Duhet tëjemi të kujdesshëm që ta largojmë skenarin e karantinës. Pasoja e një gjëje tëtillë do të jenë shumë të rënda.