Dasho: Shqipëria në 5 vendet me vdekshmëri më të lartë nga Covid-19 në Evropë

Në një intervistë për RTV Ora, mjekuErion Dasho tha se krahasuar me rajonin Shqipëria renditet e dyta në lidhje mevdekshmërinë nga Covid-19.

Dasho u shpreh se vendi ynë renditet në5 vendet e para në Evropë për vdekshmërinë.

Dasho:Nëse krahasojmë Shqipërinë, Kosovën,Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi situata paraqitet në nivele tëngjashme. Edhe në raport me rastet e reja, Shqipëria renditet më poshtë se to. Nëraport me Vdekshmërinë Shqipëria renditet e dyta, pas Maqedoninë. Shqipëria ka njëvdekshmëri 1.4 raste për milionë banorë. Kjo e rëndit Shqipërinë në 5 vendet mevdekshmëri më të lartë në të gjithë rajonin Evropian. Kjo situatë flet për njëpërkeqësim të situatës epidimiologjike dhe një vdekshmëri të lartë.  

Dasho tha se shtetet ballkanike gabuanme hapjen pas karantinës duke mos respektuar nivelet e parandalimit.  

Dasho:Me heqjen e karantinës vendet Ballkanikebën një gabim pasi nuk aplikuan masa strategjike dhe gjithëpërfshirëse përparandalimin. Janë 3 nivele të parandalimit. I pari është parandalimi primar qëmundohet të ndalojë përhapjen dhe infektimin e personave nga virusi. Kjo ndodhme vaksinë dhe me masat e përgjithshme. Kjo nuk u zbatuar, por u mjaftua vetëmduke informuar publikun dhe apeli për maskë. Por mungesa e masave nuk mund tëkompensohen vetëm me ndërgjegjësim.

Dasho shtoi se personeli mjekësor nuk ështëtrajnuar me protokollet dhe se është kaluar në vileve nga spitalet në qytete tespitalet e Covid.

Dasho:Ministria e shëndetësisë përmend prej kohëshprotokollet, por çështja është që personali nuk është trajnuar. Nuk ka vlerë njëprotokoll nëse personeli nuk trajnohet për zbatimin e tij. Ne jemi duke ofruarvetëm dy modaliteti, në familje dhe në 2 spitalet Covid. Spitali Covid-1 prenga 6 qarqe dhe spitali Covid-2 nga 6 të tjerë. Kjo është e gabuar se midisfamiljes ka dy nivele të tjera; spitali bashkiak dhe rajonal. Në asnjë vend tëbotës nuk njihet një kalim i këtyre niveleve, sepse kushtëzohet spitali fundor.Po ashtu krijohet vështirësia e largësisë në këto spitale, prandaj shumë e mbajnëpacientin në shtëpi duke u rrezikuar jetën pacientëve.