BOOM: Policia Lezhë i pezulloi 6 muaj patentën, edhe pse akti normativ i qeverisë e fali
Në fillimet e pandemisë qeveria nxori një sërë akteshnormative, mes tyre edhe atë të lëvizjes së mjeteve vetëm me autorizim.
BOOM sjell historinë e shtetasit Fran Prelaj nga Lezha, icili nuk kishte mundësi të nxirrte leje, ka një telefon të thjeshtë, që na etregon dhe shkoi në det të kontrollonte aktivitetin e tij të peshkimit.
Aty e ka kap policia dhe i ka bllokuar mjetin pezulluarpër 3 vjet patentë e leje qarkullimi me motivacionin që nuk ka pas leje për tëdalë.
Doli akti Aktit “Për faljen e masave administrative mekarakter ndëshkues..gjatë periudhes...COVID-19” për të cilin foli edheKryeministri Rama, zotërisë i dhanë lejen e qarkullimit, por i mbajtën 6 muajpatentën, me motivacionin që meqë këto u falën, keni kundërshtuar forcat epolicisë, dhe ju mbahet sërish patenta 6 muaj.
“Jam nis me shku nëpunë në muajin prill, ishte koha e kovidit .Kam aktivitetin e peshkimit kupunoj prej 20 vjetësh, ne punojmë në det shkova të kontrolloj mjetet. Nëkundërshtim me ligjin, se ligji ishte mos me dal, por nga ana tjetër vendimi iqeverisë nuk na kishte bllokuar aktivitetin. Nuk dija të merrja lejen kisha njëtelefon të thjeshtë dhe shkova me kontrollu mjetin. Shkuam kryem punë duke ukthyer na ndaloi policia, kërkuan dokumentet pse ke shkuar te puna, nuk lejohetka dhënë urdhër qeveria.
E dinim urdhrin por nga halli që e kemi punënnë det kemi shkuar me pastru ujin, me i heq. Pas 2 minutash i jap letrat. Dovish me ne në polici. Kemi shkuar në komisariatin e Shëngjinit. Është bërëprocesverbali në rajonin e Shëngjinit, e lexova procesverbalin i thashë dakordpër këto të tjerat, po unë nuk e kam kundërshtuar policinë. Dokumentet i kemarrë ti, pse ma shkruan këtë që kam kundërshtuar policinë, duke mos dit gjëunë që kjo është shumë e rëndë për mua. Shkruaje tha që s`je dakord ke tëdrejtën ta shkruash këtu. Dhe unë e kam shkruar në procesverbal që nuk jamdakord me këtë, se nuk kam kundërshtuar kënd. Më kanë bllokuar makinën, lejen eqarkullimit dhe patentën.
Doli vendimi i qeverisë për faljen dhe thashëshyqyr që u falën, mua faktikisht më kishte ardhur procesverbali, më kishteardhur gjoba. Kam shkuar kam paguar gjobën prej 52 mijë lekë të reja brenda 5ditësh. Më thonë mua letrat e makinës ja ku i ke por patentën e ke të bllokuar.Po për çfarë ke kundërshtuar policinë. S`kam kundërshtuar policinë i thashë nukkam arsye ta kundërshtoj. U interesova me avokat më thanë , janë fal nuk ështëe vërtetë nuk ka asnjë lloj mundësie. Mua më duket krejt e padrejtë.”
Sipas avokatit të Fran Prelajt i cili ka vlerësuar gjithëdokumentacionin në lidhje me rastin, këtu ka disa shkelje, që nga akti i parëqë ka dalë për covid tek i dyti që ka dalë për kundërshtim të forcave tëpolicisë e deri tek procedura që ka kryer komisioni që ka shqyrtuar këto rastei cili nuk e ka njoftuar qytetarin të paraqes provat apo pretendimet e tij.
Avokati: Gabimisht apo qëllimisht e kanë futur tekkundërshtimi i punonjësve të policisë, nuk ka qenë një rast i tillë. Popërpiqen të abuzojnë me këtë fakt. Ai ka qenë vetëm duke shkuar në punë, puna etij ka qenë e lejuar sepse punon me të gjitha licencat , tagrat ligjor të duhurpër ta ushtruar këtë aktivitet. Ndërkohë që nuk ka qenë i mbyllur nga Ministriae Shëndetësisë si aktivitet peshkimi. Dhe i është mbajtur patenta, radhën eparë në bazë të aktit normative, 3 vjet pezullim. Tani kur doli ky urdhri ikryeministrit për faljen e tyre kanë kaluar në një version të ri. E kanë bërëpër kundërshtim të punonjësve të policisë dhe ja kanë bllokuar patentën 6muaj.
Gazetarja: Po del në komision ky për këtë?
Avokati: As e kanë thirr, asgjë, po e ka marrëvendimin vetë komisioni, ka kaluar nga njëri akt-konstatimi që mbajnë ata, nganjëri vendim në vendimin tjetër. Për mua shkelja e parë është që ai duhet tëpërfshihej në këtë proces administrativ, duhet të thirret dhe duhet të dëgjohetpër këtë akt të ri, për këtë vendim të ri që ka marrë organi administrativ.
Vendimi i parë që kanë marrë ka qenë korrektësisht përthyerje të karantinës, kurse i dyti i referohet ngjarjes ku ka pas kundërshtimthotë.
BOOM shkoi tek drejtoria e policisë Lezhë, vajti tëtakonte kryetarin e komisionit për shqyrtimin e kundravajtjeve të qarkullimitrrugor, ai i tha i kemi hequr pjesën e kovidit i kemi lënë këtë, po duhet lejepër sqarime. Zëdhënësja donte kërkesë me shkrim, drejtori i drejtorisëvendore të policisë Lezhë,nuk ishte në punë, por nga telefoni tha se do taverifikonte si rast.
Gazetarja: Unë lexovanjë dokument që komisioni ka marrë një vendim, por doja të dija një mendim tëspecializuar dhe këtë e ka komisioni juaj besoj, se ka shqyrtuar, provat,faktet.
Kryetari i komisionipër shqyrtimin e kundravajtjeve të qarkullimit rrugor Lezhë: Është hequr pjesa e kovidit për zotërinë dheështë marrë masa për një veprim tjetër i cili ka ngelur në fuqi, bashkë memasën e gjobës.
Gazetarja: Për këtë 6 muaj që i keni bllokuar patentënzotërisë, zotëria pretendon që nuk ka bërë asnjë kundërshtim të forcave tëpolicisë, dhe këtë dhe në procesverbal ai e ka shkruar. Në momentin që ështëmbledhur komisioni është parë edhe ankesa që zotëria ka shkruar në procesverbalqë nuk jam dakord me këto, sepse nuk e kam kundërshtuar policinë. Atëherë siështë bërë verifikimi nëse ka pasur vërtetë kundërshtim të forcave të policisëapo jo?
Kryetari i komisionipër shqyrtimin e kundravajtjeve të qarkullimit rrugor Lezhë: Për çdo gjëtakoni shefin e sektorit ju lutem.
Gazetarja: Jo, jo ju sikomision keni pasur ndonjë provë që të besoni policinë dhe jo qytetarin?
Kryetari i komisionipër shqyrtimin e kundravajtjeve të qarkullimit rrugor Lezhë: Po ju s`keninjë vendim njëherë që të më...
Kryetari i komisionipër shqyrtimin e kundravajtjeve të qarkullimit rrugor Lezhë: Kenimundësi… do vij unë me dosjen tek shefi, takoje të lutem. Do t`iu jap sqarimpër çdo gjë.
Shkojmë të marrim leje tek shefi për sqarimin , del zëdhënësja.
Zëdhënësja e PolicisëLezhë: Mund të bëni një kërkesë, ta marrim ne, ta administrojmë dhe ta çojmë teksektori përkatës.
Gazetarja: Po ju mundtë na nxirrni një person siç mund të jetë komisioni që e ka marrë në shqyrtimka dhe dosjen? Urdhëroni na sqaroni.
Zëdhënësja e PolicisëLezhë: Bëni një kërkesë me shkrim, këto që më thatë mua duhen shkruar.
Gazetarja: Kur ne folëmme kryetarin e komisionit z.Bujar ai na tha që gjithë informacionin e kam, porduhet në lloj leje, tani pjesa që duhet të na zgjidhësh ti është na merr njëleje dhe të na flasi të na sqaroj z.Bujar se ai e ka gjithë informacionin.
Zëdhënësja e PolicisëLezhë: Duhet të bëni një kërkesë po ju them , kështu e kemi ne ligjërisht.
Telefonojmë drejtorin e drejtorisë vendore të policisëLezhë.
Drejtori i DrejtorisëVendore të Policisë Lezhë: Unë nuk jam aty. Do t`i shqyrtojmëpretendimin që ka ngritur zotëria tek ju dhe dokumentacionin që kemi neraportin e shërbimin e punonjësit të policisë që ka bërë akt-konstatimin.
Gazetarja: Po dakord pokomisioni e ka marrë vendimin ndërkohë dhe pa prezencën e zotërisë, pa ushqyrtuar edhe ky arsyetim!
Drejtori i DrejtorisëVendore të Policisë Lezhë: Prezenca nuk është lejuar për shkak tëcovid-it.
Gazetarja: Ku u bazuakomisioni që dha këtë vendim?
Drejtori i DrejtorisëVendore të Policisë Lezhë: Ka shkresa aty që është bazuar.
Gazetarja: Po mirë në qoftëse policia ka thënë ka pasur kundërshtim dhe zotëria thotë nuk ka pasur çfarë eprovon këtë?
Drejtori i DrejtorisëVendore të Policisë Lezhë: Edhe njëherë po nuk pashë letrat nuk flasdot.
Meqë në Lezhë nuk na dhanë sqarim, siç e treguam më lart,provuam në të gjitha format, ja kërkuam zyrtarisht dhe kuptohet që zyrtarishtata përgjigjen si duan vetë, jo për ato që i ke pyetur.
Këtë ka bërë dhe drejtoria e policisë Lezhë në këtë rast.