Byronë e Hetimit e drejton Aida Hajnaj, e vetmja që kaloi testin e poligrafit

Aida Hajnaj e cila u përzgjodh nga SPAK për të drejtuar Byronë Kombëtare të hetimit ka qënë kandidatja e vetme që kaloi testin e poligrafit. Kjo e ka dalluar nga kandidatët e tjerë ne garë të cilët nuk janë vlersuar pozitivisht në kete test që u krye për here të parë nw shqiperi.

Tiranë - Testi poligrafit është ai që ka ndarë  përfundimisht se kush do te ishte  ne krye te Byrosë Kombëtare të Hetimit. RTV Ora ka mësuar se kandidatja Aida Hajnaj, aktualisht nëndrejtore e policisë së shtetit,  ishte e vetmja që e ka kaluar më sukses këtë provë,  gjë që ka bërë dallimin  me kandidatët e tjerë, të cilët kishin ngelur në testin e së vërtetës.

Aparatura,e cila u dhurua nga Ambasada Amerikane duket se ka nxjerrë rezultatin e parëdhe pritet të pasohet edhe me teste të tjera në përzgjedhjet që do të bëhen  për 60, OPGJ -të të cilët do të jenë pjesë e SPAK.

Kandidatëtkaluan nëpër disa procese, të cilat u vlerësuan nga një  komision I përbëre nga tre prokurorë të SPAKtë cilët vendosen të hënën që të përzgjedhin numrin dy të policisë

Hajnajdo të votohet ditën e enjte nga KLP-së pasi emri i saj u përcoll si kandidaturëe vetme nga kryetari i SPAK një ditë me pare.

Paszgjedhjes drejtuesja e BKH-së duhet të kryeje një trajnim në  SHBA.