Ndërtimi në Tiranë, bashkia dha lulishten për pallate, përfiton vetëm 40%
Që në vitin 2017 shumë banorë dolën për të protestuar kundër rrethimit që iu bë zonës në parkun e autobuzave. Banorët e zonës kërkuan që lulishtja të mos prishej si i vetmi vend ku ata qëndronin.
Por bashkia e Tiranës e kishte vendosur që atë hapësirë ta shfytëzonte në interest të ndërtuesve.
Bashkia e Tiranës nuk po ndal më ndërtimet. Bashkia e Tiranës ka miratuar në mbledhjen e saj të fundit një kontratë sipërmarrjeje për ndërtim me kompaninë “ “Arlis shpk” për dhënien në shfrytëzim të pasurive të saj për ndërtim. Bazuar në këto kontrata sipërmarrjeje, në këmbim të dhënies së pronës, bashkia do të marrë 40% të sipërfaqeve ndërtimore për pjesën që ka vendosur në dispozicion të sipërmarrësit.
Për qytetarët ky vendim është krejt i padrejtëdhe për to me rëndësi janë parqet dhe jo ndërtimet. Ato akuzojnë drejtëprdrejtbashkinë Tiranë si përgjegjëse kryesore e shaktërrimit të vendit.
''Sikur po na zë pallati për poshtë jemi. Kemi frikë të rrimë se shiko si duket sikur po të bie. Bashkia i bën vetë, njeri nuk u pyet, nuk ka rregulla, nuk ka drejtësi, ka vetëm korrupsion. Jam 69-vjeçe, këtu vetëm korrupsion që nuk e kemi parë në jetë të jetës. Duhet të shfrytëzohen për kënde lojrash për fëmijë, për moshën tonë të tretë, të qetësohemi, të shplodhemi, të argëtohemi.''
''Kush po i pyet qytetarët, këtu nuk u dha leje kaq vjet. Ishte ferrë, u bë gradaçelë, dhe ne duhet të rrimë në rrugë. Parqe të mbillen, lulishte. Çfarë kemi në dorë ne, ne shyqyr që jemi në punë për një copë bukë, por populli duhet të pyetet, nuk duhet të zihet prona e përbashkët. Ajo duhet të ishte lulishte.''
Bashkia i kishte përfituar këto pasuri nëperiudhën 2017-2018, përmes disa vendimeve të kalimit të pronësisë nga Këshillii Ministrave, për t’u përdorur në fushën e zhvillimit dhe planifikimit tëterritorit. Pas miratimit të këtj vendimi, bashkia kishte nisur negociatat mekompanitë dhe tashmë kontratat e sipërmarrjes janë finalizuar.
Sipas kontratës Shoqëria “Arlis-Ndërtim” sh.p.k. merr përsipër, që mbi pasuritë truall, të cilat janë në pronësi të Bashkisë Tiranë, të ndertojnë një godinë disa katëshe ku bashkia do të përfitojë vetëm 40%.
