Aksident në rrugën e vjetër Lezhë-Torovicë, plagoset 54-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2020, 14:46
Një 54-vjeçar mbeti iplagosur në një aksident në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Torovicë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 13:30, në vendin e quajtur “Varrezat e Torovices”, ku janë përplasur mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Mark Llugja 29 vjeç banues në Torovicë me mjetin çiklomotorin me drejtues Llesh Metohija 54 banues në Torovicë.
Si pasojë ka mbetur iplagosur ky i fundit, i cili ndodhet në spitalin rajonal Lezhë nën kujdesin emjekëve.