"BOOM" - Emisioni investigativ ne TV Ora
"BOOM" është një show gazetaresk me elementkryesorë investigimin.
Pjesë e tij eshte edhe provokimi satirik, i cili vihet nëfunksion të të parit në një tjetër këndvështrim të ngjarjeve politike temomentit.
BOOM evidentohen dukuri, ngjarje, fenomene, ndodhi, të cilatjanë larg syrit të publikut.
Me ane te investigimeve, por edhe nepermjet humorit dhesatires, "BOOM" denoncon e godet paligjshmërine, korrupsionin,përfitimin e pandershëm, si dhe i shkon në ndihmë publikut të thjeshtë, dukeçuar zërin e tyre në instancat e duhura shtetërore.
Programi eshte i strukturuar në dy blloqe kryesore:
1. Analizë e ngjarjeve dhe zhvillimeve politike. Nëpërmjet ironisë, sarkazmës, trajtimit me humor të komenteve deklaratave dhe çështjeve të nxehta politike të ditës, tentohet sqarimi i publikut dhe orientimi i tij për t’i parë ndryshe çështjet që e shqetësojnë atë. Nëpërmjet materialeve filmike dhe komenteve të drejtueseve të emisionit, audienca përfton një mënyrë tjetër të të parit të problemeve duke shkuar drejt të vërtetave të cilat ky emision ka si objektiv.
2. Trajtimi i problemeve të publikut nisur nga kontaktet me të. Gazetarët, në bazë të informacionit të marrë nga teleshikuesit, ndjekin deri në fund çështje të cilat nuk kanë gjetur zgjidhje nga strukturat shtetërore, apo ligjzbatuese.
2/1. Investigime të iniciuara nga gazetarët, por edhe nga informacioni i ardhur nga drejtime të ndryshme. Ky është një element nga më të rëndësishmit në emision.
"BOOM" me ane te investigimeve, ka prekur ceshtjeme interes te jashtezakonshem per publikun, duke nisur nga siguria ushqimore,dhe deri tek proceset e gjyqesore qe jane finalizuar me vendime te padrejta,duke sjelle deme te pariparueshme per shume qytetare.
Programi ka pjese te tij edhe rubriken "Shqiperia pafiltra", e cila sjell historite e njerezve ne nevoje, duke trajtuarproblemet e tyre sociale. Fale apelit per ndihme dhe sensibilizimi te opinionit"BOOM" ka finalizuar misionin e tij: te ndryshoje rrenjesisht jeten edhjetra shqiptareve.
Moderatoret Fiori Dardha dhe Rozana Radi jane figura tënjohura të ekranit, me eksperiencë në drejtimin e formateve investigative.
"BOOM" eshte i ndërtuar në formën e një show.Pjesë e tij jane edhe 2 balerinë. Ata jo vetëm kërcejnë, por edhe komunikojnëherë pas here me drejtueset e emisionit.
Emisioni eshte në transmetim nga e hëna në të premte, ne TV“ORA”, në orën 19.00.
Kohëzgjatja e tij është 30 minuta.