Gjuetarët e Shkodrës, padi dhe 30 mijë firma kundër zgjatjes së moratoriumit

Shoqata e Gjuetarëve të Shkodrës kundërshtonpropozimin e Ministrit të Turizmit për zgjatjen me 5 vite të moratoriumit të gjuetisë.Ata  paralajmërojnë padi ndaj Ministrisëdhe peticion me 30 mijë firma në rast se propozimi merret në shqyrtim.

Një padi ndajMinistrisë së Turizmit dhe Mjedisit, si dhe një peticion me 30 mijë firma që dot’i dërgohet krerëve më të lartë të politikes, e deri në Bashkimin Europian.

Këto janë hapat qëShoqata e Gjuetarëve shkodër paralajmëron në rast se parlamenti do të marrë nëshqyrtim propozimin për të shtyrë edhe për 5 vite moratoriumin e gjuetisë.

Zyhdi Mustafa: Janë cënuar tëdrejtat e njeriut, gjuetia dhe gjuetarët në masën më ekstreme.

Sipas gjuetarëve, kjogjë është një lojë me interesa të errëta por që nuk ka sjell asnjë përfitimreal në mbrojtjen e florës dhe faunës.

Xhabir Mehmeti: U ka hapur rrugëntë pandërgjegjshmëve që gjuajnë natën dhe ditën.

Shejko Zmijani ështëgjuetari më i vjetër i cili mbi supe ka 87 vite.

Por 7 vitet e funditpasionin për gjuetinë nuk e ka ushtruar si pasojë e moratoriumit.

Një zgjatje tjetër equan shkatërrimtare për pasionantët e këtij sporti.

Shejko Zmijani: Na ka shkurtuarjetën moratoriumi.

Në të gjithë vendin,Shoqatat e Gjuetarëve dhe kryesia e Federatës kanë kundërshtuar propozimin përzgjatjen e moratoriumit dhe po bëhen gati për një përballje ligjore meqeverinë.