Kapet me 41 kg kanabis në makinë, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 41-vjeçar në kuadër të operacionit antidrogë të koduar "Verjon".

Si rezultat i operacionit, rreth orës 23:00,shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Stacionin  e Policisë Fushë  Krujë, bënë të mundurkapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Gj., 41 vjeç, banues nëfshatin Luz, Fushë Krujë, i dënuar më parë për vjedhje.

Ai u kap me 41 kg kanabis në automjet nëtentativë për ta transportuar.

''Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Verjon, Njësia  Administrative Nikël, Krujë, në tentativë për të transportuar 41 kg cannabis sativa, sasi e cila u  gjet gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Benz” që ky shtetas drejtonte'', informon policia.

Në përfundim të veprimeve u bë shpallja nëkërkim dhe vijon puna për kapjen e pronarit të mjetit, shtetasit G. T., banuesnë fshatin Zallë, i cili i kishte dhënë mjetin shtetasit të kapur në flagrancëduke transportuar lëndën narkotike.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë PranëGjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer nëbashkëpunim.