Skandali, SPAK kërkoi arrestim, flasin bashkëshortet: Burrat tanë kanë 2 vite të vdekur, janë çregjistruar
Kasem Lala dhe Besim Bregu, ishinkomisionerë në zgjedhjet e vitit 2017 si përfaqësues të PS e PD në dyqendra votimi të ngritura në shkollën efshatit Rubjek të Shijakut.
Prej asaj kohe ishin vendosur nën hetimsi pjesë e dosjes së famshme 339, për krime zgjedhore, por sipas burimeve pa uvënë në dijeni për të mos rrezikuar hetimin.
Tre vite nga zgjedhjet, SPAK përmbyllidosjen dhe emrat e Kasem Lalës dhe Besim Bregut ishin në listën me 22 persona përtë cilët u lëshua urdhër arresti.
Por dy burrat kanë gati dy vite që kanëndërruar jetë dhe të vejat thonë se u tronditën kur mësuan lajmin se ata ishinnë listë për tu arrestuar.
“Burriim në tetor bën 2 vite që ka vdekur. Nuk e di tani se shteti e ka ditur shumëmirë, se të ishte gjallë do të vinte në shtëpi. Ai ka vdekur, nuk e di pseduhet ta nxirrte shteti. Te banesa jonë nuk kanë ardhur, por kur kanë ardhur teshtëpia e të tjerëve janë tmerruar se kanë ardhur në 4 të mëngjesit. Të sillninnjë fletë arresti për të tjerët. Mua nuk më ka ardhur gjë. Ky ka qenë komision,e ka vënë shteti. Se çfarë kanë bërë, nuk e di. Pse duhet të dalë shteti tanipas kaq vitesh që janë bërë votimet. Atëherë i kishte provat tamam. Sot vjen mepolici në 4 të natës dhe tmerron gjithë miletin. Shteti duhet t’i kishte bërëverifikim. Të paktën të kishin respektuar vdekjes, të respektonin dhimbjentonë.”
“Me 28 dhjetor 2018 është ndarë nga jeta, janë dokumentet tëgjitha. Burri im është i çregjistruar, nuk e kuptoj sot pse thanë që nuk është.Unë brenda 40 ditëve kama bërë çregjistrimin dhe gjithë dokumentet. Dje thanëse u arrestua, sot thanë që janë dy veta të vdekur. Më duket se kanë qenë mePD-në.”
Burime nga grupi hetimor thanë sesituata ishte krijuar për shkak se në sistemin që ata kanë verifikuar KasemLala dhe Besim Bregu regjistrojnë të çregjistruar.
Por dy gratë pretendojnë të kundërtën.Madje edhe burime nga Gjendja Civile në Durrës thonë se Kasem Lala dhe BesimBregu rezultojnë të vdekur.
Dy të vdekur në kërkim, shfryu bujën eoperacionit, ndërsa tronditi familjet e dy ish komisionerëve që kërkojnë qëinstitucionet të respektojnë të paktën vdekjen dhe të mos u njollosin emrin!
Të enjten në Gjykatë pritet të bëhetrivlerësimi i masës së sigurisë dhe konstatimi i vdekjes për Kasem Lalën eBesim Bregun, dhe pushimi i hetimit për ta.
Lexo edhe: Skandal me dosjen “339”, SPAK firmosi masë sigurie edhe për dy të vdekur