Çertifikohen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare 32 mandate në Kuvend
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë eVeriut ka çertifikuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Në bazëtë rezultateve, LSDM ka fituar 46 ulëse në Kuvend, VMRO DPMNE-44, BDI-15,Koalicioni Aleanca me Alternativën-12, E Majta-2 dhe PDSH-1 ulëse.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të ketë në përmbërje120 deputetë. Gjatë këtij mandati katërvjeçar, shqiptarët do të përfaqësohen megjithsej 32 deputetë në parti dhe koalicione të ndryshme. Shpallja erezultateve i hap rrugën konstituimit të parlamentit, ku pritet të zgjidhet edhekryetari i ri.
Siç përcakton Kushtetuta, presidenti Stevo Pendarovskimandatin për formimin e qeverisësë re do t’ia jep liderit të partisë aposubjektit politik që siguron shumicën parlamentare për formimin e qeverisë.
Në garë për marrjen e mandatit janë LSDM-ja si parti eparë, por edhe VMRO-ja e cila ka dy ulëse më pak në Kuvend, por që ka thënë setanimë ka nisur konsultimet me parti të tjera për sigurimin e numrave në Kuvend.
Nga VMRO-ja nuk kanë dhënë detaje ndërsa kryetari iLSDM-së, Zoran Zaev ka bërë të ditur se bisedimet për qeverinë e re do të nisëpas festës kombëtare të 2 gushtit.