“Nuk ka përçarje në koalicion”, Hoti: Dialogu përfundon me njohje reciproke me Serbinë
Kryeministri i Kosovës ka hedhur poshtë zërat për krisjen e koalicionin qeverisës. Duke garantuar se nuk ka përçarje, Hoti e ka vënë theksin tek dialogu me Serbinë, duke shprehur bindjen se marrëveshja përfundimtare do të përmbyllet me njohje reciproke.
Pas paralajmërimit të RamushHaradinajt për prishje të koalicionitqeverisës ka ardhur reagimi i kryeministrit të Kosovës. Avdullah Hoti,nëpërmjet një deklarate për mediat, ka dhënë garanci se nuk ekziston asnjë përçarjemes partnerëve të kooalicionit. Sipas tij, fokusi kryesor i qeverisë është tek pandemiadhe dialogu me Serbinë. Hoti është shprehur i bindur se marrëveshja përfundimtareme Serbinë do të përmbyllet me njohje reciproke.
“Dialogu po shkon përpara në përputhje me platformën e Qeverisë. Dje kam informuar edhe kuvendin dhe për mendimin tim, qëndrimi i përgjithshëm ishte që dialogu nuk ka alternativë, por dialogu duhet të jetë i fokusuar ashtu siç po bëjmë ne, në marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke”.
Pakënaqësitë në radhët e AAK erdhën pas emërimit të SkënderHysenit si Koordinator Shtetëror për dialogun me Serbinë. Ramush Haradinaj thase kuvendi nuk ishte konsultuar më herët me partnerët e koalicionit. Për këtëshkak, kreu i AAK-së paralajmëroi se mund ta prishë koalicionin nëse Hoti vazhdontë marrë veprime padakortësi.