Tragjike/ Nëna 25-vjeçare dhe binjakët e saj zhyten në pellg, humbin jetën

Një nënë dhe djemtë e saj binjakë 10 muajsh janë gjetur tëvdekur brenda makinës së tyre, të cilët ishin rrëzuar në një pellg të madh nëGjeorgji.

Një peshkatar pasi gjeti makinën, ka thirrur policinë. Autoritetet tërhoqën makinë ku ndodheshin dhe kufomate ShaQuia Philpot, 25 vjeç, dhe fëmijët e saj të mitur Caysen dhe Cassius Williams.

Familja jetonte në Hefzibah, rreth 10 milje larg vendit. Zyrtarëtnuk kanë lëshuar ende detaje rreth kësaj ngjarje dhe se si përfunduan në pellg.

Çështja mbetet nën hetim.

Gjyshja e fëmijëve, Myrtis Wright Bennett, konfirmoi vdekjene tyre në Facebook, duke thënë se ShaQuia, Caysen dhe Cassius kanë 'fituarkrahët'.

Bennett është shprehur se ajo është e shkatërruar për të humbjene vajzës së saj dhe binjakët.

"Gëzimi im më i madh ishte kur kthehesha nga puna në shtëpi për t'i parë ata me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Të gjithë ne i donim shumë, por Zoti i deshi edhe më shumë, është e veshtirë për ta besuar, por nuk mund të vë në dyshim dëshirën e “Perëndisë”, është shprehur gjyshja e binjakëve.