Koalicionet parazgjedhore, Gjiknuri: Rrezikon të minohet procesi zgjedhor

Pasi Lulzim Basha me aleatët e tij dolën në mbështetjetë hapjes së plotë të  listave, PS tregonshqetësimin e tyre të vërtetë. Tashmë nuk flitet më për lista, por për çështjenqë socialistët duan të heqin nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kaolicionetparazgjedhore.

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik,Damian Gjiknuri me anë të një shpjegimi të gjatë në Facebook, ka kërkuar tëshpjegojë se koalicionet me listat të përbëra fusin në sistem parti fantazëm tëcilët marrin përfitime pasi të vijnë në pushtet.

''Koalicionet parazgjedhore me lista të përbëra sikurse janë aktualisht, duket se janë nxitja më e madhe për rreshtimin e sa më shumë partive të tilla si vagona bosh pas lokomotivës së partisë së madhe. Më shumë se për të mbledhur vota, fatkeqësisht, duket se të tilla parti bëhen pjesë e “trenit” të partive të mëdha për të garantuar drejtori në administratën publike.''

Gjiknuri kërkon të tregojë që nuk është i shqetësuarpër mandatin e tretë të PS, por sipas tij heqja e koalicioneve shmangpabarazitë për partitë e vogla.

''Vlen të theksohet edhe një element tjetër, ai i pabarazisë. Partitë e vogla që garojnë jashtë koalicioneve duhet të arrijnë së paku pragun prej 3% të votave të qarkut që të mund të përfshihen në ndarjen e mandateve. Partitë e vogla që bëhen pjesë e “trenit” të partive të mëdha përjashtohen nga ky rregull duke u favorizuar. Si përkthehet kjo konkretisht?''

Socialisti nënvizon një tjetër fakt, parë nga këndvështrimii tij se listat unike ndihmon administrimin zgjedhor dhe shmang kontestimet.

''Ekzistenca në fletën e votimit e një numri të pafund partish “fantazma”, në kushtet e listave të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore ku secila parti ka listën e saj të kandidatëve rrezikon ta “minojë” plotësisht administrimin e procesit. Hapja e listave të kandidatëve dhe grupimi në koalicione parazgjedhore me lista unike siç e praktikojnë të gjitha vendet kryesore evropiane, inkurajon reduktimin e numrit të partive “fantazma”.

Socialistët tregojnë që pa miratimit me 30 korrik tëndryshimeve kushtetuese do të ulen në Këshillin Politik së bashku me PD për tëdiskutuar amendimet në KOD që lidhen pikërisht me koaliëionet parazgjedhore,kusht i opozitës së bashkuar, dhe pragu.