Zbardhen 7 ligjet e amenduara me marrëveshjen e "5 qershorit" SPAK heton krimet zgjedhore

Ora News zbardh 7 ligjet e amenduara me marrëveshje në Këshillin Politik që lidhjen me zgjedhjet. Bashkëpunëtorët e drejtësisë për krimet zgjedhore do të përjashtohen nga dënimi, ndërsa për sinjalizuesit do të ngrihet një strukturë e posaçme në KQZ. Sipas këtij drafti, i cili pritet të depozitohet në Kuvend, SPAK do të hetojë krimet zgjedhore.

Paketa me 7 ligje të amenduara, pas marrëveshjes së 5qershorit, të dakordësuara në Këshillin Politik pritet të shkojë në Kuvend. Nëdraftin e zbardhur nga Ora News shihet se PS dhe PD së bashku me ekspertët kanërënë dakord që të sanksionohet në Kodin Penal përjashtimi nga dënimi për krimetzgjedhore të atyre persoanve që bashkëpunojmë me drejtësinë.

''Personi që ka kryer një ose më shumë vepra penale i cili bashkëpunon dhe ndihmon organet e ndjekjes penale për hetimin, si dhe për zbulimin e personave te tjerë, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprës penale ose autorë të veprave të tjera të lidhura, përjashtohet nga dënimi për veprën penale të kryer prej tij.”

Palët në politike në Këshill, në ndryshimet për ligjine sinjalizuesve, i kanë dhënë KQZ-së së re përgjegjësinë për hetimin e rastevetë sinjalizimeve për shitblerjen e votës.

''Në KQZ krijohet dhe funksionon njësia përgjegjëse për marrjen e sinjalizimeve dhe trajtimin e tyre. Në përfundim të hetimit administrativ të sinjalizimit, njësia përgjegjëse në KQZ, në rast se konstaton shkelje administrative vendos sanksione sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj. Për shkelje të ligjit penal paraqet kallëzimin përkatës në prokurori.''

Sipas dakordësisë së 5 qershorit, dhe më pas tëamenduar në ligjin për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë, SPAK do tëhetojë shitblerjen e votës, ndërsa prokuroritë në rrethe do të ngrenë grupe tëposaçme.

''Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, sipas juridiksionit përkatës, i japin informacion KQZ-së për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve.''

Por politika ka vendosur që në vlerësimin emagjistratëve dhe për kreun e prokurorisë të futen edhe dosjet për krimetzgjedhore. Nga ana tjetër Policia e Shtetit nuk do të jetë e pranishme jashtëqendrave të votimit dhe mund të ndërhyjë vetëm në rast nevojë. Ekspertët kanërënë dakord që të shfuqizohet pika h e nenit 17, e cila i jep të drejtë policisëpër të marrë në mbrojtje personalitet dhe objektet të rëndësisë së veçantë, përtë ndryshuar sipas këtij formulimi

''Bashkëpunon me administratën zgjedhore dhe raporton për veprimtarinë e polcisë në zgjedhje sipas ligjit dhe në aktet nënligjore të miratuara nga KQZ.”

Ndryshime radikal ka patur edhe ligji për partitë politike, pasi me marrërveshje janë shfuqizuar të gjitha pikat e nenit 24 të financimit të partive politike. Pas kërkesës së PD është dyfishuar buxheti i shtetit dhe është ulur financimi i partive politike nga privat në raportin 1/3.

Paketa me 7 ligje të amenduara në Këshillin Politik by RTV ORA News on Scribd