Pushimet verore në Vlorë, operatorët turistikë: Kemi bërë ulje deri në 20%
Çmimet dhe cilësia e shërbimit mbeten dy prejproblematikave më të diskutuara në qytetin e Vlorës. Për disa, Vlora mbetetqyteti ideal për të pushuar, për cilësinë e shërbimin që ofron në krahasim me çmimin,teksa për ata pushues të cilët kërkojnë luksin, plazhin vip, apo edhe shërbimeekstra, Vlora mbetet një qytet i shtrenjtë në krahasim me jetesën.
Për pushues e huaj në krahasim me vendet nga vijnë, çmimetnë Vlorë mbeten edhe për këtë vit tepër konkurese, si çmimi i dhomës së hotelitapo edhe shërbimet në bare, restorante dhe plazhe. Edhe pushuesit vendas të cilëtkanë zgjedhur Vlorën pohojnë se çmimet e dhomave të hotelit kanë pësuar rënie nëkrahasim me vitin e kaluar paguajnë 20% më pak.
Të vetmet ankesa për ta janë në plazhe teksa pohojnëse në faturat e shezlogëve apo edhe bareve restoranteve shpesh herë, sidomoskur pushuesi ështe i huaj, apo shqiptar i Kosovës ka abuzime.
''Më lirë është ka rënë pak. Nuk më pëlqen që të huajt mundohen t'i menaxhojnë më shumë.''
Argent Hadaj, menaxher në një prej njësive hoteliere nëqytetin e Vlorës pohon se njësia që menaxhon funksionon më tepër më të huaj, tëcilëve ju ofrohet një paketë all inclusive e cila përfshinë transportin, dhomëne hotelit, tri vakte, plazhin dhe guidën turistike, çmim i arsyeshëm për shërbimetqë ofron.
''Deri tani jemi mirë, presim akoma të vazhdojmë me këtë kapacitet.''
I gjendur rastësisht në Vlorë këngëtari i mirënjohurshkodran Ervin Bushati, pohon se shërbimi dhe çmimet e lira janë një prej arsyeve përse ai zgjedh Vlorën. Në rastesporadike Bushati pranon se ka qënë pjesë e tentativave për abuzim në çmime dhefatura, por këto në varësi të vendit që zgjedh për të pushuar.
''Dihet që vera është më e shtrenjtë, është ndryshe nga vendet e tjera. Vendet bregdetare kanë më shumë kosto. Ka lajthitje, por mendoj janë për njerëz që kanë dëshirë të lajthisin.''
Në vijën bregdetare të Vlorës çmimet për dy shezlogë menjë çadër variojnë nga 300 lekë deri në 800 lekë. Për një dhomë hoteli variojnënga 3500 lek deri në 200 euro në varësi të hotelit, shërbimit, apo çfarë përfshinpaketa.
Restorantet dhe baret janë ato që e bëjnë diferencën,në varësi të kushteve dhe shërbimit që ofron bari dhe restoranti ndryshojnëedhe çmimet. Çdo individë zgjedh vetë në varësi të ekonomisë personale sesiduhet të pushoj dhe sesa duhet të harxhoj, pasi Vlora i ofron çdo mundësizgjedhjeje.