Gërryente shtratin e lumit Shkumbin me 2 mjete të rënda, procedohet penalisht 51-vjeçari
Policia e Lushnjës dhe IKMT evidentuan dhe goditën njëtjetër rast të krimit mjedisor.
Një 51-vjeçar është proceduar penalisht pasi gërryentelumin Shkumbin me 2 mjete të rënda, duke nxjerrë inerte në mënyrë të paligjshme.
''Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjatë orëve të vona të natës, në fshatin Thanasaj, kanë konstatuar 2 mjete të rënda duke nxjerë në mënyrë të paligjshme materiale inerte në shtratin e lumit Shkumbin. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin R. J., 51 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale "Shpërdorimi i tokës", informon policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një ekskavator dhe një kamion, të cilët ishin në përdorim nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

