Italia drejt fundit të pandemisë, më pak vdekje se Shqipëria. Virusi shpërthen frikshëm në Rumani
Italia ka regjistruar 275 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit (të premten ishin 252), ndërkohë pesë pacientë kanë humbur jetën, nga 6 të vdekur që kishte në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë deklaroi se për të dytën ditë radhazi nuk ka vdekje në Lombardi, ndërsa raste të reja pozitive janë 79, kryesisht asimptomatike. Të shëruarit vazhdojnë të rriten dhe provincat e Kremones, Pavia dhe Sondrio nuk regjistrojnë ndonjë ngjitje të re.
Në total që prej fillimit tëpandemisë në Itali janë regjistruar 12,442raste, 35,102 vdekje dhe 198.320 të shëruar, 128 pacientë janë rikuperuar vetëm24 orët e fundit.
Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza në një postim nëfacebook shkruan se "numri i çështjeve të reja në botë vazhdon të rritet.Ne duhet ta mbrojmë vendin tonë brenda një konteksti ndërkombëtar që po përkeqësohet.Nejetojmë në një planet. Kjo betejë fitohet me vendosmëri dhe solidaritet".
Kulmi i ri i rasteve në Rumani-Rumania konfirmohet si një nga shpërthimet kryesore nëEvropë përsa i përket koronavirusit. Në vendin e Ballkanit, në 28 orët efundit janë regjistruar 1.284 raste të tjera të Covid-19, një kulm i ri që ngafillimi i pandemisë.
Numri i përgjithshëm i tëinfektuarve ka shkuar në 43.678, vdekje 2.165,15 prej të cilave vetëm në 24orët e fundit. Ishte pikërisht kjo situatë që e detyroi Italinë tëpërfshijë Rumaninë në listën e vendeve, qytetarët e të cilëve do të jenë tëdetyruar ti nënshtrohen karantinës 14 ditore nëse udhëtojnë drejt saj.