Bolsonaro “i falet” hydroxychloroquine-s, rezulton negativ në testin e koronavirusit

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonarorezultoi negativ në testin e katërt kundër koronavirusit këtë të shtunë (25korrik).

Është vetë ai që e ka bërë të ditur një lajm të tillë përmes një postimi në rrjetin Twitter por duke mos dhënë më shumë informacione.

Bolsonaro ka postuar një foto të vetënme një kuti hydroxychloroquine, e përdorur kundër malaries, të cilës “i falet”për rikuperimin e tij të shpejtë.

Ky medikament nuk është provuar endeshkencërisht nëse ndikon në kurimin e koronavirusit.

Presidenti ka rezultuar pozitiv në 3teste përgjatë javëve të fundit ku fillimisht ai doli i infektuar më 7 korrik.

Ai u vetëkarantinua në vilën e tijpresidenciale për 2 javë teksa ka dalë në videokonferencë për qytetarët disaherë.

Bolsonaro ka deklaruar se pasi të rikuperohet plotësisht do të fillojë një sërë vizitash rreth botës.