Qytetarët, 145 ankesa për shkelje të të drejtave nga ana e punonjësve të policisë

145 ankesa për shkelje të të drejtave nga ana e punonjësve tëpolicisë janë depozituar pranë institucionit të Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit ka qenë kritik për punën e punonjësve tëPolicisë së Shtetit përgjatë vitit 2019.

Objekti i ankesave të depozituara nga ana e qytetarëve janëkeqtrajtimet fizike dhe psikologjike në momentet e arrestimit, shoqërimit apogjatë marrjes në pyetje nga oficerët e policisë.

Po ashtu qytetarët janë ankuar edhe për trajtim johuman dheshkelje të dinjitetit nga organet e policisë.

Ankesa të tjera kanë qenë shoqërimi i një numri personash nëorët e natës duke filluar nga ora 3, jashtë kushteve të flagrancës, mbajtja për9 orë e tyre në ambjentet e shoqërimit pa akt dhe përpilimi i procesverbaleve tëarrestimit në flagrancë pas kësaj periudhe kohore, mosdhënia e ndihmës mjekësorendaj të dëmtuarve nga dhuna apo dhe ndërhyrja në banesa pa akt të motivuar.

Ankesa me natyrë tjetër kanë qenë edhe skualifikimet epadrejta për të vazhduar studimet në Akademinë e Sigurisë apo dhënia e përgjigjevenegative nga organet e policisë ndaj të dënuarve në burgje që kanë kërkuar përfitimine të drejtës për leje shpërblyese.

Viti 2019 përkoi edhe me protetestat e shumta të opozitësapo zgjedhjet vendore ndaj Avokati i Popullit rithekson se ka pasur ankesa përdëmtim të shëndetit të qytetarëve nga gazi lotsjellës i hedhur gjatë tubimeve.

Denoncime të tjera i përkasin punës së përditshme të policisënë vendosjen e masave administrative, të cilat për disa qytetarë konsiderohen tëpadrejta.

Sipas raportit të Avokatit të Popullit numri i ankesave të këtyreorganeve në vitin 2019 është pothuajse i njëjtë me numrin e denoncimeve tëadministruara në vitin 2018, që ishte 146.