Biletat e transportit publik online, Shoqata e Transportit: I frikësohemi monopolizimit të tregut
Nëse do të shkosh në një qytet tjetër, biletën nuk do t’ja paguash më faturinos në dorë, por përmes aplikacioneve online.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njofton seshumë shpejt do të vendoset sistemi i biletarisë online për transportinndërqytetas.
Ky sistem pritet që të formalizojë tregun e transportit dhetë ofrojë një shërbim më të mirë dhe çmim më të përballueshëm për udhëtarët.
Ky projekt vlerësohet nga përfaqësues të Shoqatës së Transportit,por shqetësim mbetet mundësia e kthimit të tregut në monopol.
"Kjo përpjekje etransportit për formalizim tregu duhet edhe që tu japë mundësinë bizneseveprivate që kanë investuar në fushën e teknologjisë që me anë të sistemeve apoaparaturave të tyre të arrijnë të presin biletën online. Pra duhet të jetë e lirëdhe jo e monopolizuar apo e përqëndruar në një dorë të vetme."
Por a është e mundur që ky shërbim të ofrohet në Shqipëri,pasi sipas Shoqatës së Transportit ende nuk është e rregulluar infrastrukturanë terminale apo vendqëndrime.
"Duhet patjetër të kemiinvestime në infrastrukturën e transportit rrugor të udhëtarëve. Kushtet në terminalejanë zero, duhet patjetër të ketë investime. Edhe në stacionet e qëndrimit në mënyrëqë të ketë akses nga ana e udhëtarëve në rrugë nacionale dhe zona rurale që nukkanë shërbim."
Ende nuk është e qartë nëse do të ketë vetëm një aplikaciononline apo çdo shoqëri do të ketë aplikacionin e vet.