Ekspertët: Korsitë e biçikletave në kryeqytet, pa një studim të mirëfilltë nga Bashkia
Korsitë e dedikuara për biçikletatsipas ekspertëve rrugore është bërë pa një studim të mirëfilltë nga bashkia.Sipas tyre në disa rrugë korsia e dedikuar mund të vendosej dhe në trotuar, ejo në vëndparkimet e automjeteve. Problematike mbetet dhe kthimi i trotuarevenë korsi biçiklete, duke bërë të vështirë kalimin e këmbësorëve.
Në shumëprej rrugëve të Tiranës korsitë e biçikletave janë vendosur në vendin kuparkoheshin automjetet, ose ku në fakt do të duhet të ishin korsitë eemergjencës.
Një pjesë etyre janë vendosur në trotuaret e dedikuara për qytetarët, duke i ngushtuarato, shpeshherë duke i bërë të pakalueshëm për këmbësorët.
Ekspertët esigurisë rrugore, edhe pse thonë se korsitë e biçikletave janë të nevojshme nëTiranë, theksojnë se ndërtimi i tyre duhet të bëhet i koordinuar dhe meinstitucione të tjera, i bazuar në studime të mirëfillta.
Eksperti,Islam Qibini, shprehet se korsitë duhet të krijojnë lehtësira për gjithë qytetarët,dhe jo të bëhet barrë për drejtuesit e automjeteve.
“Janë bërë disa korsi në rrugë kryesore të qytetit të Tiranës që kanë krijuar shqetësim për përdoruesit e tjerë të rrugës."
Problematikeështë dhe fakti që në disa rrugë ku janë vendosur barrierat që ndalojnë kalimine mjeteve, shpesh herë mund të kthehet në rrezik potencial për aksidente.
“Drejtuesi i automjetit për shkak të një nevoje të caktuar mund të ndalojë te korsia e biçikletave dhe kjo jo mund të shkaktojë një aksident mes automjetit dhe biçiklistit".
Në kryeqytet,sipas Bashkisë, pritet që 10 km rrugë të kthehen në korsi të dedikuara përbiçikletat.
Një pjesë etyre janë shndërruar tashmë, ndërsa pjesa tjetër pritet të zëvendësohet nëvijim.