Rimbyllje në shenjë proteste, Shoqata e Bareve kërkon zgjidhje nga qeveria: Ndalimi i muzikës na falimenton!
Pas ndalimit të muzikës pas orës20:00 reagimi i shoqatës së bareve ka qenë i menjëhershëm, duke e konsideruarsi një vendim të padrejtë, ata thonë se do mbyllin biznesin në shenjë protestenëse nga qeveria nuk do të ketë një reagim për shqetësimin e tyre.
Ndalimii muzikës pas orës 20:00 në çdo shërbim, për përfaqësuesit e shoqatës së bareveështë një mbyllje e dytë pasi i penalizon dhe u shkakton shumë humbje.
RenatoPanariti, pronar i një prej këtyre shërbimeve shprehet se i kanë dërguarqeverisë një kërkesë për rregullimin e këtij akti normativ dhe kërcënojnë se nësenuk marrin asnjë reagim do mbyllin biznesin në shenjë proteste.
“Përveç një letre të hapur që do t’idërgojmë kryeministrit , ministrisë së Financave dhe asaj të Shëndetësisë, do tëjetë hapi i radhës, sepse nuk po na lënë të protestojmë në mënyrë të tjera, dotë jetë mbyllja e lokaleve.”
Sugjerimii pronarëve të këtyre bizneseve ështështimi i kontrolleve për respektimin e masave anti-Covid dhe jo ndalimi imuzikës.
“Ne i paguajmë taksat dhe qeveria kanjë polici, që duhet të kontrollojë nëse lokalet i zbatojmë masat. Nuk kemi psetë digjemi të gjithë, pse disa lokale që i dimë shumë mirë kush janë, shkelinaktet normative.”
Aktinormativ mbyll të gjitha lokale e natës dhe shërbimet e ngjashme si masa përparandalimin e përhapjes së koronavirusit, megjithëse këto biznese nuk u rihapënpas daljes nga fatkeqësia natyrore ndërsa nuk lejohet as muzika pas orës20:00.