''Rrokadë'' në Policinë e Shtetit: Shkëmbehen drejtorët e Lezhës dhe Kukësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2020, 14:34
Drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë bërë rrokadë në rang drejtorash ndërmjet Kukësit dhe Lezhës.
Zef Laska i cili drejtonte policinë e Kukësit ështëemëruar Drejtor i Policisë Vendore në Lezhë, duke u shkëmbyer me HenrigertMitrin.
Mbeten të paqarta arsyet e këtyre lëvizjeve të cilatmbajnë firmën e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Henrigert Mitri e ka mbajtur postin e dretuesit tëPolicisë Vendore në Lezhë për 10 muaj.
Ndërkohë pak ditë më parë u pezullua nga detyra dheshefi i komisariatit të Policisë Lezhë Nik Nikolli, ndërsa arsyet mbeten tëpaqarta.