Tiranë, mbyllja e klubeve të natës, policia procedon 5 persona për tubim të paligjshëm
Tiranë, policia vazhdon me procedimin e personaveqë kanë organizuar tubime kundër aktit normativ të qeverisë për ndalimin muzikësnë klubet e natës.
Policia ka proceduar 5 persona për grumbullimdhe manifestim të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve tëPolicisë për t’u shpërndarë.
“Specialistëtpër Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në përfundim tëveprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar mesditën edjeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, proceduan penalisht në gjendje tëlirë 5 shtetas, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime emanifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,“Kundërshtim i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndajurdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, pasi kanë protestuar nëmënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente, duke penguar qarkullimine mjeteve dhe duke i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për t’ushpërndarë.” – njofton policia.
Ndërkohë, bien në prangat e Policisë 4shtetas, dy prej tyre të shpallur në kërkim.
“Specialistëtpër Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancëtë shtetasit B. Sh., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi D. Q., 26vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marr me qira, mjetin tip“Volksëagen” dhe më pas ia kanë shitur në qytetin e Durrësit, shtetasit E. H.Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. H., për veprënpenale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale oseveprimtaria kriminale”.” – njofton policia.
Policia e Kavajës arrestoi në flagrancë ishtetases Xh. H., 20 vjeçe, pasi në Golem, u konstatua duke drejtuar mjetin palejen përkatëse.
Po ashtu, u kap dhe u ndalua shtetasja A. P.,37 vjeçe, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën esigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” nëbashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Ndërkohë, Komisariati i Policisë Nr. 2 ka kapurdhe ndaluar shtetasin P. GJ., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale“Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së RrethitGjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.