Haxhimali: Shpenzimet e bashkive janë ulur në 61% në krahasim me 2019-n, të ardhurat me 33%

Agron Haxhimali, kreu i Shoqatës së Bashkive,në një intervistë për Ora News tha se sipas raportit të ministrisë së Financaveshpenzimet e bashkive janë ulur në 61% në krahasim me vitin e kaluar.

Ai u shpreh se edhe të ardhurat e pushtetitvendor kanë rënë me 33% krahasuar me vitin 2019.

Haxhimali: Sipas raportit të ministrisë sëFinancave shpenzimet janë ulur në 61% në krahasim me vitin e kaluar. Nuk ështëlajm i mirë që të kemi ulje të shpenzimeve, ndërkohë që të trendi duhet të jetënë rritje. Të ardhurat e pushtetit vendor në nivel kombëtar janë ulur me 33% krahasuarme të njëjtën periudhë me një vit më parë. Ky nuk është një lajm i mirë, pormund të justifikohet nga situata e tërmetit dhe pandemisë.

Ndërkohë,fuqia e qytetarëve për të paguar detyrimet bashkiake është shumë e ulët. Kjovjen si pasojë e nivelit ekonomik dhe portofolit që kanë familjet shqiptare. Shpenzimetadministrative janë rritur, ndërkohë që janë ulur të ardhurat dhe shpenzimet,kur do të ishte e kundërta.

Ndërkohë, referuar së heqjes së kompetencat tëpushtetit vendor në lidhje me vijën bregdetare, Haxhimali tha se kjo është njëshkelje flagrante e decentralizimit të pushteteve.

Haxhimali: Qeveria shqiptare ua hoqi kompetencënpër menaxhimin e vijës bregdetare baskive dhe ia kaloi pushtetit qendror. Kjo ështënjë shkelje flagrante në konceptin e decentralizimit dhe marrje e kompetencavetë pushtetit vendor. Tashmë në 11 bashkitë bregdetare vija plazhit kontrolletnga qeveria. Unë e kam kritikuar këtë gjë sepse nuk shkon në raport medecentralizimin. Shërbimet duhet të jepen nga ai nivel i institucioneve që ështëmë afër qytetarëve. Kjo nuk do t’u shërbejë qytetarëve, ndërsa qeveria do tëkontroll shumë të madh.