Gjin Gjoni deputet? Reagon PD: Nuk kandidojmë asnjë individ që është dorëhequr për shkak të vettingut
Partia Demokratike mohon vërtetësinë e lajmit që qarkulloipasditen e sotme në mediat online, për kandidimin për deputet nga ana e kësajpartie të ish-gjyqtarittë Apelit, Gjin Gjoni, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Burimezyrtare nga selia blu bëjnë me dije se propozimi nga një anëtar partie nuknënkupton kandidim.
ZyrtarishtPD konfirmon se në metodologjinë e hartuar të seleksionimit të kandidatëve ngaKomisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është përcaktuar qartë si kriterpërjashtues, që nuk mund të kandidohet nga PD “asnjë individ i cili ështëlarguar nga detyra për shkak të vettingut apo që ka dhënë dorëheqjen ngafunksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vettingut.”
Më herët në media u raportua se strukturat e degës së Partisë Demokratike në Lezhë e kanë propozuaremrin e Gjin Gjonit si kandidat për deputet.
Gjin Gjoni, gjyqtar i Apelit Tiranë, ka paraqiturdorëheqjen nga statusi i gjyqtarit dhe nga funksioni i gjyqtarit të Apelit.Kërkesa është depozituar disa ditë më parë në KLGJ.
Burime pranë KLGJ-së bëjnë me dije se në kërkesën eparaqitur, Gjoni pretendon se sistemi i drejtësisë është në kolaps dhe lëvizjete sita e vetting-ut nuk ka të njëjtat parametra e kritere të barabarta për tëgjithë.
Sipas Gjonit, shumë kolegë të tij që kanë dënuar eksponentëtë krimit të organizuar janë flakur nga sistemi vetëm se nuk i do partia,ndërkohë që shumë të tjerë kanë kaluar pavarësisht paligjshmërisë gjatëushtrimit të detyrës si gjyqtarë.