Yuri Kim paralajmëron drejtuesit e partive për zgjedhjet: Mos fyeni votuesit me kandidatët për deputetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2020, 16:48
Ndërsa zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë fare pranëdhe Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet në kodin zgjedhor të dakordësuar me 5qershor, sikundër edhe ndryshimet kushtetuese, Ambasada amerikane në vendin tonëka dalë me një porosi të qartë.
Përmes një postimi në twitter, Ambasadorja Yuri Kimshkruan:
"Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të duhet të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vini vetë kandidatët tuaj - mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin".
Reagimi i Ambasadës amerikane vjen pasi në media qarkulloilajmi për kandidimin e Gjin Gjonit për deputet nga Partia Demokratike, por qëkjo e fundit e mohoi fill më pas një gjë të tillë.