Shqipëria shpall non-grata agjentin iranian, 3 shtetas të tjerë po verifikohen nga Antiterrori

Shqipëria ka shpallur'non grata' dhe pritet që të dëbojë një 30-vjeçar iranian, i cili dyshohet seështë rekrutuar nga Teherani në veprimtari agjenturore kundër muxhahedinëve tëMEK që jetojnë në vendin tonë, Manzë. Autoritetet shqiptare, konkretisht Antiterrorie kishte mbajtur prej kohësh nën vëzhgim të riun e infiltruar nga Inteligjencairaniane.

Autoritetet shqiptare kanë shpallur “non grata” 30-vjeçariniranian, Daniel Kassraee, pasi konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartëqë cenon sigurinë kombëtare.

Ai është shpallur i padëshiruar nga ana e Antiterrorit pasidyshohet se është rekrutuar nga Teherani në veprimtari agjenturore kundërmuxhahedinëve të MEK që jetojnë në vendin tonë, Manzë.

Autoritetet shqiptare, konkretisht Antiterrori e kishtembajtur prej kohësh nën vëzhgim të riun e infiltruar nga Inteligjenca iraniane.

Ai pritet që të dëbohet në ditët në vijim pasi ështëklasifikuar si person me rrezikshmëri për sigurinë e vendit.

Kasraee do të dëbohet në Romë pasi ka nënshtetësinëitaliane. Burime nga policia bëjnë me dije se Antiterrori është duke hetuar dhe3 persona të tjerë të cilët dyshohen si persona me rrezikshmëri të lartë.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria dëbon iranianët.Dhjetorin e vitit 2018, Ambasadori i Iranit në Tiranë dhe një tjetër diplomat iAmbasadës u dëbuan nga Shqipëria.

Ministria e Jashtme njoftoi në atë kohë se dy diplomatëtiranianë u shpallën të padëshiruar, pasi dyshohen të jenë përfshirë nëaktivitete që cenojnë sigurinë në vend.

Nga Shqipëria janë dëbuar dhe janë shpallur persona ‘NonGrata’ rreth 80 persona të huaj për veprimtari të dyshimta, kryesisht shtetasiranianë.