Kurs i ri konfrontimi në marrëdhënien Kinë-Shba

Një kurs i ri konfrontimi në marrëdhënien Kinë-Shba është paralajmëruar nga politologu i njohur Deng Yuwen. Mes dy superfuqive ka prej vitesh fërkime, por deklarata e fundit e ministrit të Jashtëm amerikan, Pompeo për grindjen territoriale në Detin Jugor Kinez e ngre debatin në një nivel të ri.

SHBA ka rritur presionin ndaj Kinës për shkak të politikësnë Hong-Kong dhe grindjes në Detin Jugor Kinez. Përgjigja e Pekinit është egatshme, shkruan politologu Deng Yuëen, i cili analizon marrëdhënien mes dysupefuqive botërore. Mes SHBA dhe Kinës ka prej vitesh fërkime, por deklarata efundit e ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo për grindjen territorialenë Detin Jugor Kinez e ngre debatin në një nivel të ri.

''Katër vite pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në Hagë, që i deklaroi pretendimet e Kinës në Detin Jugor për jo legjitime, kërkesat e Pekinit i përcaktoi si ilegale edhe qeveria amerikane. Bota nuk do t'ia lejojë Pekinit të trajtojë Detin Jugor Kinez si zonën e saj detare", tha Pompeo.

Ky pohim nga SHBA nuk është kërcënim bosh. Luftanijetamerikane patrullojnë rregullisht në ujërat e kontestuara, edhe me mbështetjene vendimit të arbitrazhit. Kina dhe SHBA janë armatosur, jo vetëm në kuptiminmaterial, por edhe në drejtim të vullnetit për përplasje. Deklarata e luftësndodhet mes rreshtave.

Sheshi i vërtetë i ndeshjes mbetet Lindja e Afërt. Pekinidhe Teherani, kanë nënshkruar një partneritet të gjerë afatgjatë. Në 25 vitet eardhshme, regjimi komunist do të investojë një duzinë miliardash në Iran. Sishpërblim, Kina merr naftën iraniane.

Si tregu më i madh i konsumit në botë, SHBA qëndrojnë në njëpozicion më të fortë në tregtinë botërore. Por Pekini nuk shqetësohet. Qeveriakineze, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të SHBA në korrik 2020është kredidhënësi më i madh i SHBA me 1,2 bilionë dollarë. Nëse SHBA epërjashtojnë Kinën dhe Hongkongun nga sistemi financiar me dollarin, ky do tëishte një dëm i madh për vetë SHBA.