Bombola e gazit i djeg shtëpinë, bashkia e Tiranës s’i jep zgjidhje
Prej 4 muajsh, Kristaq Aleksiu, ka mbetur në mes tëkatër rrugëve, pasi shtëpia ju dogj nga një bombol gazi. I vëllai tregon sekanë kërkuar ndihmë në bashki, por nuk iu është dhënë asnjë përgjigje, ndaj ubëjnë thirrje institucioneve të shtetit t’I ndihmojnë.
Gjithçka që kishte kjo shtëpi e ndërtuar para 80 viteve ushkrumbua në pak minuta.
Ishte ora 7 e mëngjesit e datës 11 mars kur banesa e KristaqAleksiut në rrugën e Dibrës u dogj nga një pakujdesi e një bombole gazi.
"Pakujdesi e vogël që nuk pati mundësi ta fikë dot dhe mori flakë e gjithë shtëpia."
Aleko, vëllai i Kristaqit tregon se në aty jetonte vetëmKristaqi, i cili mori fraktuara gjatë zjarrit.
"Jetonte vetëm, është djegur në krahë, këmbë, trup. Komshiu pranë lajmëroi zjarrfikësen, erdhi zjarrfikësja por flaka kishte arritur në majë të qiellit."
Mes lotësh shprehet se shtëpinë e kishte te shenjtë pasi atyu rrit dhe ndërtoi ëndrrat e tij.
"Këtu kemi lindur, e kam dobësi këtë shtëpi, më pikon zemra."
Aleko tregon se që pas djegies së shtëpisë i vëllai nuk kaku të jetojë.
I është drejtuar njësisë bashkiake nr 9 dhe bashkisë sëTiranës, por deri më tani nuk i ka dhënë zgjidhje problemit të tij.
"Kërkuam nga shteti të na jepte një leje ndërtimi që të bënim diçka. Minibashkia thotë se nuk kemi gjë në dorë, drejtohuni bashkisë."
Ndaj apeli i tij shkon për shtetin që ta ndihmojë të rindërtojë shtëpinë.