Basha nderon figurat historike, pasardhësi i Isa Boletinit i dhuron flamurin e ngritur në 1912

Kreu i PD-së nderon IsaBoletinin, Hasan Prishtinën, Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin. Pasardhësi i IsaBoletinit i dhuron flamurin e ngritur më 30 qershor të 1912.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nderoi gjatë vizitës nëKosovë figurat historike që kontribuuan për lirinë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Pasardhësi i Isa Boletinit i dhuroi kreut demokratedhe flamurin e ngritur më 30 qershor të 1912, aty ku nisi kryengritja përçlirimin e Shkupit deri në Vlorë.

Gjatë qendrimit në Kosovë, kryetari i PartisëDemokratike Lulzim Basha, nderoi figurat e shquara të kombit, që kanë punuar,luftuar dhe sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Basha është i pari politikan nga Shqipëria që vizitoikullën e Isa Boletinit dhe bëri homazhe pranë varrit të  heroit.

Kreu demokrat u prit me nderim nga pasardhësi iheroit, Gazmend Boletini.

Gazmend Boletini: Ne ekemi menduar eskluzivitet për ta dhuruar dhuratë flamurin e Isa Boletinit.

Lulzim Basha: Tëfalënderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë!

Gazmend Boletini: Ky flamurështë ngritur më 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, aty ka filluarkryengritja e përgjithshme, çlirimi i Shkupit deri në Vlorë. Shqiponja është origjinalee kohës. Duke falënderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes,që ka bërë disa kopje,një nga ata do ta trashëgosh ti ishallah, sa më shpejt Kryeministër iShqipërisë. Ta vazhdosh rrugën e rilindasve, edhe besoj se do ta ndjekësh, seje i tillë. 

Në Boletin, Basha u takua me pasardhës të familjes sëIsa Boletinit, si dhe me nipin e Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina.

Kreu demokrat zhvilloi homazhe edhe në nderim tëarkitektit të Kosovës së pavarur Ibrahim Rugova, të cilin e cilësoi frymëzimpër breza të tërë politikanësh.

Vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë DemokratikeLulzim Basha e mbylli në Prekaz me homazhet në nderim të komandantit legjendarAdem Jashari dhe familjes Jashari.