Dy aksidente në Lushnje dhe Fier, vdes një, plagoset një tjetër
Dy aksidente me vdekjen e një personi dhe plagosjen e njëtjetri janë regjistruar në Lushnje dhe Fier.
Në Lushnje rreth orës 18:00, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje, në afersi të fshatit Dushk, shtetasi E. B. duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Lirim Sharka, 60 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit dhepo kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen errethanave të ngjarjes.
Ndërkohë më aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Mengël, mjeti tip "BMV", me drejtues shtetasin G.Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Mengël, është përplasur me mjetin tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin H.S., 31 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan dhe me motoçikletën me drejtues shtetasin K.Rr., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtues imotoçikletës shtetasi K.Rr., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.