Mbledhja e Këshillit Politik të hënën, Skënderi: Prania e Ramës, "dorë e shtrirë" për opozitën jashtëparlamentare
Këshilli Politik do të rimblidhet të hënën për të diskutuarmbi ndryshimet kushtetuese. Ndryshe nga mbledhjet e tjera kësaj herë i pranishëmdo të jetë dhe vetë kryeministri Rama, ndërsa Lulzim Basha ka zgjedhur si përfaqësuestë tij Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.
Anëtari i PS-së në KQZ, Bledian Skënderi, e sheh praninë e kreut të socialistë në tryezë si një dorë e shtrirë ndaj opozitës jashtëparlamentare për gjetjen e një marrëveshje.
Skënderi: Nuk kemi tryezë të re të Këshillit Politik por vazhdim i tryezave që ka zhvilluar Këshilli Politik në kuadër të gjetjes së një marrëveshje për reformën zgjedhore. Pas marrëveshjes së firmosur ka lindur debati për hapjen e listave dhe ndryshimet kushtetuese në lidhje me këtë pjesë. Prania e kryeministrit është një dorë e shtrirë karshi opozitës jashtëparlamentare për të gjetur një marrëveshje.
I ftuar në Ora News, Skënderi është optimist se palëtpolitike do të jenë dakordësinë për hapjen e listave.
Skënderi: Formula e propozuar ka një variant që 30% e listës të jetë e mbyllur dhe pjesa e dytë e listës të jetë e hapur. Mendoj se palët do të gjejnë një lloj dakordësie meqenëse edhe opinioni publik ka një lloj pritshmërie për këtë pjesë.
Debati kryesor politik nuk është hapja apo moshapja e listave por ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.

Skënderi: Marrëveshja e 5 majit ka formalizuar gjërat kryesore. Hapja e një debati për hapjen e listave, nëse debati mirëkuptohet nga të gjitha palët dhe biet dakord për disa kundërshti se debati në thelb është do ketë koalicione parazgjedhore apo jo. Hapja e listave ndërlikon pak fletën e votimit dhe procesin e votimit. Qytetari do të bëjë disa zgjedhje, subjektin politik dhe kandidatët për deputetë. Nëse fusim dhe koalicionet do të zgjedhë edhe më tepër.
Por edhe për këtë, thotë Skënderi, mund të gjendet zgjidhje.
Skënderi: Me pak konsensus palët mund ta zgjidhin këtë gjë. Edhe nëse nuk ka koalicione parazgjedhore, palët bëjnë një koalicion në parim dhe thonë pa zgjedhjeve do të bashkojmë të gjithë votat tona dhe deputetët dhe do të bëjmë një qeveri të përbashkët me idenë se asnjë forcë politike nuk kalon 50%.
Po cila është frika e forcave politike? Me shumë gjasa mehapjen e listave do të hapet edhe "merkato" e blerjes së deputetëve përtë formuar shumicën qeverisëse.
Skënderi: Mund të ekzistojë mundësia që nëse ke 72 mandate si koalicion, 4-5 deputetë nuk janë dakord dhe nuk ta votëvbesojnë qeverinë. Grupimit tjetër mund ti lindë e drejta për të krijuar një shumicë të re. Gjithë debati është se nëse i jepet mandati forcës së parë politike për të krijuar qeverinë dhe kjo forcë mund të marrë deputetë nga forca tjetër.
Intervista në studio me gazetarin Sebastian Zonja, përgatiti për online Besjana Kuçana